Nxënësit e shkollës së Niklës bojkotojnë sërish mësimin.  Shkak, mungesa e godinës

Date:

Share post:

Nxënësit e shkollës “Ramazan Karaj” në Nikël të Fushë Krujës kanë bojkotuar mësimin gjatë kësaj jave për dy ditë radhazi, duke protestuar për mungesën e godinës shkollore. Pas tërmetit të nëntorit 2019, shkolla u rrafshua plotësisht dhe premtimet për rindërtimin e një ndërtese të re nuk janë realizuar. Ndërkohë, fëmijët nga disa fshatra të njësisë administrative Nikël kanë qenë të detyruar që prej afro pesë vitesh të ndjekin mësimet në shkollat e Fushë-Krujës.

Procesi i ndërtimit të shkollës së re në Nikël deklarohet nga prindërit se është penguar nga burokracitë e institucioneve, të cilat kanë vonuar zgjidhjen e këtij problemi, duke lënë fëmijët pa ambientin arsimor të nevojshëm pranë vendbanimit të tyre. Në bojkotin e nxënësve është bashkuar edhe deputetja Andia Ulliri, duke shtuar kështu zërin për një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë të kësaj çështjeje.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...