Gjurmë të reja nga Mesjeta e hershme: Zbulohen varre foshnjash në Amfiteatrin e Durrësit 

Date:

Share post:

Gërmimet e fundit arkeologjike në Amfiteatrin Antik të Durrësit kanë nxjerrë në dritë katër varre foshnjash, të cilat besohet se i përkasin periudhës mes shekujve IX-XI. Ekspedita italo-shqiptare është përqendruar në galeritë 8 dhe 9, duke eksploruar shtresat arkeologjike të periudhës osmane dhe Mesjetës së hershme, gjë që i shton një dimension të ri historik këtij vendbanimi të lashtë.

Arkeologia Elvana Metalla tha se projekti është financuar nga Instituti Arkeologjik, Universiteti i Kietit dhe Ministria e Jashtme Italiane, duke përfshirë një bashkëpunim të hershëm ndërmjet ekspertëve shqiptarë dhe italianë. 

Sipas Metallës, gjatë Mesjetës, Amfiteatri është përdorur e ripërdorur si hapësirë banimi, po dhe për qëllime artizanale. 

“Pas heqjes së shtresave të periudhës osmane dhe asaj mesjetare, arritëm të zbulojmë nivelin e përdorimit të këtij vendi si varrezë. Katër varret e zbuluara i përkasin foshnjave nga 0 deri në 1 vjeç dhe kanë një rëndësi të veçantë për të kuptuar se kjo zonë shërbente si varrezë në shekujt VI-VII dhe u ripërdor në shekujt IX-XI,” tha ajo.

Zbulime të tjera të rëndësishme

Një furrë qeramike e zbuluar më herët është përcaktuar se daton në shekullin XII, ndërsa materialet e gjetura përfshijnë qeramikë të periudhës mesjetare, kryesisht prodhim vendas dhe disa të importuara nga Bizanti dhe vendet islamike. Ndër të tjera janë zbuluar dhe materiale qelqi dhe monedha të periudhave të ndryshme.

Arkeologia Metalla shtoi se gjatë gërmimeve është zbuluar edhe një pus, me një thellësi prej 1.5 metrash, që ka nxjerrë materiale të Mesjetës së vonë. “Materialet e gjetura do të analizohen nga antropologu Ulsi Tota, për të përcaktuar një datim më të saktë,” sqaroi ajo.

Këto zbulime ndihmojnë në rindërtimin e historisë së një vendbanimi portual të rëndësishëm, i cili ka luajtur një rol kyç në marrëdhëniet tregtare ndër shekuj, duke dëshmuar për trashëgiminë e pasur historike të qytetit të Durrësit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...