Durrës, Protestohet kundër mbetjeve toksike

Date:

Share post:

Anëtarë të Partisë Demokratike dhe qytetarë të shqetësuar u mblodhën për të protestuar kundër kthimit të rreth 2,100 ton mbetjeve të rrezikshme në vend. Për rreth 40 minuta ata bllokuan hyrje-daljet e automjeteve dhe kamionëve nga porti më i madh i vendit, ndërsa protestuesve iu bashkua dhe Sazan Guri dhe Partia Agrare Ambientaliste. Protesta u hap nga fjala e mjekes neurologe Eda Harizi, për të vijuar me fjalën e Sazan Gurit, Dritan Burgisë, Oerd Bylykbashi e të tjerë. Fjala e tyre kishte në qendër rrezikun që këto mbetje mund të paraqesin për shëndetin publik, duke vënë në pikëpyetje transparencën dhe masat e ndërmarra nga autoritetet për trajtimin e tyre. 

Sipas protestuesve, këto mbetje toksike mund të shkaktojnë sëmundje serioze, përfshirë kancerin dhe probleme të tjera të rënda shëndetësore në popullatë. Protestuesit kërkojnë më shumë llogaridhënie nga qeveria dhe mbrojtje të shëndetit të qytetarëve, ndërkohë që ndotja e mundshme e ajrit, ujit dhe ushqimit konsiderohet si një kërcënim për të gjithë popullatën dhe brezat e ardhshëm.

Kjo protestë vjen pas zhvillimeve të fundit lidhur me 102 kontejnerët me mbetje toksike që po kthehen në portin e Durrësit, pasi nuk u pranuan në Tajlandë, ku kishin destinacionin fillestar. Mbetjet janë produkt i proceseve të furrave të çelikut të kompanisë KURUM dhe përmbajnë përbërës të rrezikshëm që mund të ndikojnë seriozisht në shëndetin e njerëzve dhe mjedis.

Refuzimi i kontejnerëve nga autoritetet tajlandeze erdhi pas reagimit të fortë të organizatës amerikane “Rrjeti i Aksionit të Bazelit”, e cila ngriti alarmin për rreziqet që paraqisnin këto mbetje. Pas këtij reagimi, autoritetet shqiptare dhe Prokuroria e Durrësit nisën hetimet për të zbuluar më shumë mbi origjinën dhe trajtimin e këtyre mbetjeve. Tani, me rikthimin e tyre në Shqipëri, shqetësimet rriten për ndikimin që mund të kenë mbi shëndetin publik dhe ndotjen e mjedisit, duke nxitur qytetarët dhe aktivistët të kërkojnë llogaridhënie dhe masa të menjëhershme nga institucionet shtetërore.

Gjithsesi paraprakisht deklarohet se një pjesë e kontenierëve do të mbërrijnë të hënën në Durrës me anijen turke “Moliva” nga ku do të merren mostra për t’ia nënshtruar ekspertizës në laboratorë të specializuar ku pritet të përcaktohet niveli i toksicitetit të tyre, në funksion të hetimit të nisur. Paraprakisht, deklarohet se ngarkesa mund t’i jetë shitur një kompanie në Turqi.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tiranë/Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra

Mëngjesin e ditës së parë të shkollës, një grup i vogël protestuesish tentuan të bllokojnë rrugët. Ata u...

Wireless dhe alkool, kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi

Një kontroll blic, i urdhëruar nga SPAK është zhvilluar në paraburgimin e Bradasheshit në sektorin ku ndodhet i...

Trump mund të publikojë “sekretet” e 11 shtatorit!

Donald Trump mund të hapë dokumente të tjera të qeverisë amerikane për sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001. Presidenti...

Ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i filialit të Postës në Durrës

Alban Xhelili, ish-deputeti i Partisë Socialiste për Durrësin është emëruar në krye të filialit të Postës Shqiptare në...