Mbetjet toksike, prej 5 ditësh nê det/ Në pritje të vendimmarrjes së autoriteteve

Date:

Share post:

Prej pesë ditësh, anija turke e kontenierëve që mban mbetje toksike qëndron në ujërat e portit të Durrësit, pasi ende nuk është gjetur një vend i përshtatshëm për depozitimin e tyre. Institucionet përgjegjëse deri më tani nuk kanë marrë përsipër të ofrojnë një zgjidhje për largimin e materialeve të rrezikshme nga porti, duke shkaktuar shqetësim të madh për ndikimin e mundshëm në mjedis dhe shëndetin publik.

Autoriteti Portual Durrës njoftoi sot se në lidhje me anijen tregtare “Moliva,” është në zbatim një urdhër ekzekutimi nga Prokuroria e Durrësit. Në bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese dhe organet e tjera përkatëse, Autoriteti është duke punuar për përgatitjen e një vendi depozitimi të sigurt që përmbush kushtet e nevojshme për sigurinë mjedisore dhe fizike.

Autoriteti Portual thekson gatishmërinë për të ofruar informacion shtesë dhe për të bashkëpunuar në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit, ndërsa situata vijon të monitorohet nga afër për të siguruar një zgjidhje të qëndrueshme për mbetjet toksike që ndodhen në port.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Wireless dhe alkool, kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi

Një kontroll blic, i urdhëruar nga SPAK është zhvilluar në paraburgimin e Bradasheshit në sektorin ku ndodhet i...

Trump mund të publikojë “sekretet” e 11 shtatorit!

Donald Trump mund të hapë dokumente të tjera të qeverisë amerikane për sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001. Presidenti...

Ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i filialit të Postës në Durrës

Alban Xhelili, ish-deputeti i Partisë Socialiste për Durrësin është emëruar në krye të filialit të Postës Shqiptare në...

Sekuestrohen 41 kg kokainë nga Brazili në Durrës, fshihej në kontejnerin me mish pule

Një tjetër ngarkesë kokaine është tentuar të futet në Shqipëri përmes Portit të Durrësit, por kontrolli i policisë...