Roli Themelor i Shoqërisë Civile dhe Grave në garantimin e Paqes dhe Sigurisë në Shqipëri

Date:

Share post:

Më 5 nëntor u zhvillua në Tiranë konferenca kombëtare “Gruaja, Paqja dhe Siguria”, organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të 24-vjetorit të Rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara.
Shoqata “Gender, Paqe, Siguri” dhe koalicioni “Gruaja, Paqja dhe Siguria” i krijuar në fillesat e një rrugëtimi pothuajse 10-vjeçar që u kurorëzua me hartimin e Planit të parë Kombëtar të Veprimit ishin pjesë aktive e kësaj konference në të cilën mbajtën fjalën e tyre përfaqësues të lartë të Qeverisë dhe Forcave të Armatosura, si dhe kreu i UN Women në Shqipëri dhe Ambasadori i OSBE-së.
Koalicioni përfshin shoqata nga qytete të ndryshme të vendit, luajnë një rol thelbësor në promovimin e gruas, paqes dhe sigurisë në Shqipëri, ndërsa monitoron zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit.
Në konferencën e organizuar sot, ku morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, OSBE-ja në Shqipëri, zyrtarë të lartë të qeverisë, shoqëria civile dhe të rinj civilë dhe ata nën uniformë, u diskutuan mundësitë dhe sfidat me të cilat këta aktorë përballen në kontributin e tyre ndaj çuarjes para të Agjendës Gruaja, Paqja dhe Siguria. Ky aktivitet ishte i mbështetur nga qeveria suedeze, duke treguar rëndësinë ndërkombëtare që po vazhdon t’i jepet kësaj agjende dhe në vendin tonë.

Roli i grave në promovimin e paqes dhe sigurisë është thelbësor, pasi ato sjellin një perspektivë unike dhe të ndjeshme në zgjidhjen e konflikteve dhe ndërtimin e besimit dhe paqes në komunitet. Gratë kanë një aftësi të veçantë për të kontribuar në dialogun dhe për të forcuar kohezionin shoqëror. Në këtë kontekst, gratë shqiptare, përmes aktivizmit të tyre dhe rolit që ato kanë në organizata të tilla si “Gender, Paqe, Siguri,” janë kthyer në shtylla kyçe për një shoqëri më të sigurt dhe më të drejtë.

Shoqëria civile dhe të rinjtë, gjithashtu, janë forca e ndryshimit. Ata ndërmarrin hapa konkretë për të nxitur ndërgjegjësimin publik dhe për të krijuar mundësi për ndërtimin e kapaciteteve lokale. Të rinjtë, përmes energjisë dhe kreativitetit të tyre, ndihmojnë në zhvillimin e qasjeve të reja për zgjidhjen e sfidave të sigurisë dhe paqes, duke krijuar një lidhje të qëndrueshme mes komunitetit dhe aktorëve institucionalë.

Diskutimet e sotme shërbejnë si dëshmi e angazhimit të këtyre grupeve dhe përforcojnë rolin e shoqërisë civile, grave dhe të rinjve në sigurimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe të paqtë për Shqipërinë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shtetërore dhe publike, si dhe donatorët.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...