101 Vendimet e para të Legalizimeve për familjet në Shijak

Date:

Share post:

Në faqen zyrtare të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) janë publikuar emrat e 101 familjeve në Bashkinë Shijak, të cilat kanë përfituar vendimin për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Ky vendim u jep mundësinë banorëve të përfitojnë certifikatën e pronësisë për pronat e tyre.

Kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana, duke vlerësuar nismën e kryeministrit Rama për të përshpejtuar procesin e legalizimit përmes përfshirjes së bashkisë dhe ecurinë e saj deklaroi: “Synimi ynë është që çdo familje që ka plotësuar dosjen në bashkinë Shijak të përfitojë certifikatën e pronësisë sa më shpejt.”

Përshpejtimi dhe monitorimi i procesit të legalizimit janë një prioritet për qeverisjen qendrore dhe lokale. 

Banorët aplikues mund të kontrollojnë listën e përfituesve duke klikuar në këtë link: https://www.ashk.gov.al/2024/11/13/vendime-legalizimi-per-bashkine-shijak

Pas 30 ditësh nga data e emetimit të vendimit, përfituesit duhet të paraqiten pranë Drejtorisë Vendore të ASHK Durrës për ta tërhequr atë dhe mund të aplikojnë për regjistrimin, pajisjen me certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë dhe fragmentin e hartës kadastrale përmes portalit e-Albania.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...