A është shkolla një institucion arsimor apo një pikë kontrolli?

Date:

Share post:

Vendosja e detektorëve në shkolla për të rritur sigurinë pas tragjedisë së 14-vjeçarit Martin Cani ndez një debat të gjerë, duke ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin, ndikimin psikologjik dhe ligjshmërinë e kësaj mase. Ndërsa prindërit përballen me kërkesa për të firmosur marrëveshje të paqarta, dilema mbi privatësinë dhe atmosferën e mbikëqyrur të shkollave mbetet e hapur.

Prindër të një shkolle 9-vjeçare në Durrës janë përballur këtë të premte me kërkesën e njëanshme të shkollës për të nënshkruar një marrëveshje lidhur me këtë. Situata është e ngjashme dhe në shkolla të tjera ku verbalisht u është thënë prindërve se do t’u kërkohet miratimi me shkrim. 

Por a është e drejtë vendosja e detektorëve për të cilët kërkohet firma e prindërve, ndërsa ende nuk kanë ndryshuar rregulloret e brendshme të shkollave? A nuk do të ishte e udhës që para se të hartohej kjo “marrëveshje” të konsultohej shkolla me një jurist?

A nuk do të ishte më mirë që prindërit të pyeteshin: A jeni dakord për vendosjen e dedektorëve në shkollë si masë e shtuar sigurie sesa t’u kërkohet miratimi për kontrollin e fëmijëve në shkollë me dedektor, “në të kundërt ndaj tij do të merren masat që parashikohen në rregulloren e brendshme të ndryshuar”. Cilat masa? Çfarë masash duhet të mendojë prindi që do të merren në këtë rast ndaj fëmijës së tij, për të cilin është përgjegjës ligjor, që e ka dërguar në një institucion arsimor, jo ndëshkues. Në këtë rast i kërkohet të firmosë në padijeni të plotë mbi efektet e kësaj mase që vetëm në dukje duket sikur buron prej vendimmarrjes së përbashkët prind-shkollë. 

E pyetur për këtë drejtuesja e ZVA-së Amarilda Thërrmija u shpreh se përdorimi i dedektorëve është një masë e shtuar dhe se shkollat po ndërveprojnë me prindërit dhe vetëm më pas do t’i reflektojnë ndryshimet në rregulloret e brendshme që do të miratohen nga institucioni që ajo drejton. Sipas saj, ZVA nuk është në dijeni për formulimin e përmbajtjes së “marrëveshjes dypalëshe shkollë-prind”, pasi secila shkollë do të bëjë formulimin e vet. 

Ndërkaq ky autoritet arsimor, që sipas drejtuesve të shkollave, i ka autorizuar ato të marrin miratimin e prindërve për dedektorët, duhej të unifikonte kërkesën që ka nisur t’i dërgohet prindërve. 

Vendosja e detektorëve padyshim që synon të rrisë sigurinë dhe të shmangë incidente të ngjashme në të ardhmen, por sidoqoftë, kjo masë ngre shqetësime dhe mund të kthehet në një bumerang për shkak të paqartësisë që sjell. 

Së pari cënon të drejtën e privatësisë dhe i bën të gjithë nxënësit të ndjehen të dyshuar. Kontrolli i përditshëm i nxënësve mund të shihet si ndërhyrje në jetën private dhe mund të krijojë ndjenjën e një ambienti të mbikëqyrur.  

Së dyti, normalizon frikën. Kjo masë përcjell një mesazh se shkolla është një vend i pasigurt, duke ndikuar negativisht në mirëqenien psikologjike të nxënësve dhe prindërve.  

Ku i kemi dërguar fëmijët deri më sot?!

Ndërkaq të gjithë e marrim me mend se përdorimi i dedektorëve sjell dhe pasoja pozitive, në rastet kur dyshohet, pasi parandalohet futja e objekteve të rrezikshme në shkollë.  

Tjetër aspekt pozitiv është rritja e ndërgjegjësimit për sjelljen e përgjegjshme mes nxënësve.  

Përpos këtyre, anë negative mbetet krijimi i një klime mosbesimi mes nxënësve dhe stafit pedagogjik; ndikimi tek atmosfera e mësimit, duke i kthyer shkollat në hapësira më të ngjashme me pikat e kontrollit sesa me vendet për arsimim.  

Kostoja financiare dhe mundësia e përdorimit të fondeve për masa më efektive, si mbështetja psikologjike dhe trajnimet për parandalimin e dhunës është një tjetër aspekt që duhet marrë parasysh.  

Në vend të masave mekanike si detektorët, shkollat mund të investojnë në programe edukimi për menaxhimin e konflikteve dhe parandalimin e dhunës; shtimin e psikologëve apo punonjësve socialë në shkolla, si dhe fushata ndërgjegjësimi për respektin dhe bashkëpunimin mes nxënësve.  

Vendosja e detektorëve mund të jetë një zgjidhje e shpejtë, por e përkohshme, që nuk adreson rrënjët e problemit. Për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm për fëmijët, është thelbësore të punohet drejt ndryshimeve afatgjata dhe gjithëpërfshirëse.

Vali Qyrfyçi

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Trump njoftoi marrëveshjen, zyrtari i Bordit të Paqes: Hamasi ra dakord pas negociatash intensive!

Bordi i Paqes ka njoftuar se Hamasi ka rënë dakord me një "udhërrëfyes të detajuar" për zbatimin e...

Statistikat/ Vendet në Europë ku ka më shumë burra se gra, si renditet Shiqpëria 

Nëse stereotipi europian thotë se femrat janë më të shumta se meshkujt, Shqipëria është ndër vendet ku ky...

Trump: Kemi arritur një marrëveshje historike për çarmatosjen e Hamasit, Izraeli do largohet nga Gaza

Plani i armëpushimit prej 20 pikash i Trump, i shpallur vitin e kaluar, i bën thirrje grupit militant...

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...