Siguria në shkolla/ Protesta në shkollën “Jan Kukuzeli” pas largimit të oficerit të sigurisë

Date:

Share post:

Vendimi për largimin e oficeres së sigurisë nga shkolla e mesme artistike “Jan Kukuzeli” në Durrës ka ngjallur pakënaqësi dhe shqetësim mes prindërve. Ky vendim, i cili u komunikua përmes një emaili nga AKAP, lë një institucion me 323 nxënës të pambuluar nga një oficer sigurie, duke rritur pasigurinë në mjediset shkollore.  

Prindërit, të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre, kanë organizuar mëngjesin e sotëm një protestë dhe paralajmërojnë se do të nisin edhe një peticion për të kërkuar rikthimin e oficerit të sigurisë. Ata theksojnë rëndësinë e një pranie të tillë për parandalimin e dukurive negative, si brenda dhe jashtë ambienteve të shkollës.  

Drejtuesja e shkollës, Eda Deveja, sqaroi se vendimi bazohet në pikën 1 të vendimit nr. 433, i cili përcakton se një oficer sigurie caktohet për çdo 80 nxënës të arsimit të mesëm të lartë. 

“Shkolla jonë përfshin tre cikle arsimore, nga mosha 7 deri në 18 vjeç, dhe kjo duhet marrë parasysh. Vendimi për largimin e oficerit të sigurisë u bazua në faktin se një nxënës është larguar, duke ulur numrin në 80 për arsimin e mesëm të lartë (AML), që është kufiri për të pasur një oficer. Megjithatë, nga ana humane mund të bëhen përjashtime,” tha Deveja.  

Ajo gjithashtu theksoi se vendimi ka ardhur nga AKAP, autoriteti që merret me caktimin e oficerëve të sigurisë.

“Në një situatë të tillë, shkolla duhet të jetë e mbrojtur. Prandaj, jemi në krah të prindërve dhe besojmë se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje,” shtoi ajo.  

Në një kohë kur siguria e shkollave është kthyer në një nga prioritetet kryesore, veçanërisht pas vrasjed së Martinit, prindërit dhe mësues të shkollës “Jan Kukuzeli” kërkojnë që të rishikohet ky vendim, duke garantuar një mjedis të sigurt për nxënësit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...