Besimtarët ortodoksë kremtojnë Ditën e Ujit të Bekuar

Date:

Share post:

Si në mbarë botën, edhe në Durrës, besimtarët e krishterë kanë përkujtuar Ditën e Ujit të Bekuar, që përkon me Pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan dhe fillimin e misionit të tij shpëtimtar. Ceremonia e Ditës së Ujit të Bekuar shënon shenjtërimin e ujërave dhe simbolizon pastrimin e mëkateve të njerëzimit.

Qindra besimtarë ortodoksë morën pjesë në ceremoninë e hedhjes së kryqit në ujërat e basenit portual të Durrësit, një traditë që përsëritet çdo 6 janar. Këtë vit, kryqi i hedhur në ujërat e ftohta të Adriatikut u kap nga 18-vjeçari Vasil Aleksi që ia dedikoi familjes së tij.

Ceremonitë festive nisën me Shërbesën e Orëve të Mëdha, për t’u kurorëzuar me hedhjen simbolike të kryqit. Kjo traditë zhvillohet pas meshës së paradites në katedralen e Shën Pavlit dhe Shën Asti, që ndodhet pranë portit të Durrësit.

Në bashkëpunim me Kishën Ortodokse të Durrësit, APD krijoi kushtet për zhvillimin e këtij eventi brenda hapësirës portuale.
Forcat e sigurisë dhe mjeti lundrues i APD-së garantoi sigurinë gjatë ceremonisë, që nisi rreth orës 10:30 në pjesën ku bashkohen kalatat 4 dhe 5.
Ceremonia e Ditës së Ujit të Bekuar në Durrës është e veçantë në Shqipëri, pasi zhvillohet në ujërat detare. Ashtu si çdo vit, besimtarë të shumtë mblidhen për të përjetuar nga afër këtë traditë të veçantë, duke e kthyer atë në një moment solemn fetar dhe qytetar për qytetin bregdetar.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Google: “Inteligjenca Artificiale depërtoi në sistemet e tre kompanive gjatë testit të sigurisë”

Google ka konfirmuar se një nga modelet e saj të inteligjencës artificiale, Gemini depërtoi në sistemet e tri...

Fier/ Vazhdon goditja e skemës për përvetêsimin e pronave, 2 arrestime dhe qindra mijëra euro të sekuestruara

Prokuroria e Fierit ka vijuar hetimet për një skemë të dyshuar të përfitimit dhe regjistrimit të kundërligjshëm të...

Krim brenda familjes në Tiranë, burri vret me thikë gruan në sy të nipit

Ngjarje e rëndë në Tiranë. Një krim brenda familjes ka ndodhur mesditen e sotme në zonën e Zogut...

Skandali me figurën e Çerçiz Topullit, dorëhiqet drejtori i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër Florian Hysi

Indinjata publike dhe vala e reagimeve negative lidhur me skandalin e paraqitjes së heroit kombëtar Çerçiz Topulli në...