Diaspora shqiptare: një shans historik për të ardhmen e Shqipërisë

Date:

Share post:

Sot, më 11 janar, nis procedura e regjistrimit për emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe që dëshirojnë të votojnë në zgjedhjet vendimtare të 11 majit. Këto zgjedhje shihen si një pikë kyçe për rrugëtimin evropian të Shqipërisë, duke i dhënë peshë të veçantë votës së diasporës.
Për tri dekada, emigrantët shqiptarë e kanë parë vendin e tyre përmes “syve të zemrës”, duke e konsideruar Shqipërinë si strehën e tyre të përhershme, ku shpresojnë të kthehen një ditë. Ndër vite, ata kanë kontribuar në rindërtimin e vendit edhe nga larg, duke siguruar mbijetesën e Shqipërisë gjatë periudhave të vështira, si kriza e vitit 1997 apo ajo ekonomike e vitit 1998. Kontributi i tyre ka ndihmuar që Shqipëria të kalojë nga një ndër vendet më të varfra në botë në një ekonomi me të ardhura të konsiderueshme për frymë.
Remitancat e emigrantëve kanë qenë shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare gjatë këtyre 30 viteve. Asnjë investim i huaj dhe asnjë projekt qeveritar nuk ka arritur të sjellë të ardhura të krahasueshme me ato që kanë dërguar mërgimtarët. Megjithatë, privimi i tyre nga e drejta për të votuar ka qenë një padrejtësi e madhe, një krim politik që ka vazhduar për dekada.
Sot, kjo klasë politike ndodhet në mëshirë të votës së emigrantëve – një votë që është e pastër, e pandikuar nga krimi, patronazhistët, administrata, apo propaganda. Vota e emigrantëve ka potencialin të ndryshojë rrjedhën e historisë së vendit dhe të frenojë eksodin masiv.
Organizata “Qëndresa Qytetare” bën thirrje për një angazhim masiv: “regjistrohuni dhe votoni, sepse vota juaj ka vlerë”. Është pikërisht kjo votë që mund të zgjojë nga letargjia një klasë politike të mbytur në militantizëm dhe të injektojë shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.

Kjo është mundësia juaj për të bërë ndryshimin e shumëpritur, një hap drejt një Shqipërie më të drejtë dhe më të zhvilluar. Regjistrimi dhe pjesëmarrja në këto zgjedhje janë hapat e parë drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

Mbi 10 mijë automjete elektrike që qarkullojnë në Shqipëri pritet të përfshihen në skemën e re të taksimit....

Erion Veliaj sulmon Ramën nga qelia: Më çoi Toni Gogun me ultimatume, më kërkoi t’ia lë Bashkinë Arbër Hajdarit ose…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim të minutave të fundit në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza...

VIDEO E RËNDË/ Trotuari si skenë tragjedie, Edmonda Barbullushi humbi jetën e përplasur nga makina

Trotuari, hapësira ku këmbësorët duhet të ndihen të sigurt, kthehet sërish në skenë tragjedie. Pamjet e rënda nga...

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...