Prangat e SPAK për kreun e klanit Farruku, Kreshnik Bodlli. Gjykata e Durrësit e la në shtëpi 

Date:

Share post:

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), policia ka arrestuar Kreshnik Bodlli, i njohur edhe si Kreshnik Farruku, pas vetëdorëzimit të tij dhe të vëllait, Erneo Farruku, në polici. Ndërkohë, Erneo Farruku do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie.  

Vendimi i gjykatës për të caktuar masën e arrestit shtëpiak për të dy vëllezërit ka nxitur reagimin e SPAK, që për arsye sigurie ka kërkuar arrestimin e Kreshnik Bodllit, por jo të vëllait të tij. Kreshnik Bodlli është konsideruar si kreu i klanit të Farrukëve, një organizatë kriminale me aktivitet të shtrirë në disa vende të Evropës.  

Vëllezërit Farruku u vetëdorëzuan më herët dhe u ndaluan nga policia me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe përfshirje në një organizatë të strukturuar kriminale. Sipas autoriteteve italiane, klani kriminal që ata drejtojnë ka pasur lidhje me grupe të fuqishme ndërkombëtare.  

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës, më 7 janar, nën drejtimin e gjyqtarit Arbër Çela, vendosi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për të dy vëllezërit. Ky vendim u mor pas kërkesës për ekzekutimin e masave të sigurimit në kuadër të procedurës së ekstradimit, bazuar në urdhrat e lëshuara nga Gjykata e Brescia-s në Itali më 29 gusht të vitit të kaluar.  

Kreshnik Bodlli dhe Erneo Farruku akuzohen për veprimtari kriminale të rëndë, përfshirë trafikimin ndërkombëtar të drogës. Autoritetet italiane kërkojnë ekstradimin e tyre për t’u përballur me akuzat në Itali.  

Pas arrestimit të fundit, Kreshnik Bodlli do të qëndrojë në paraburgim, ndërsa Erneo Farruku do të vazhdojë në arrest shtëpie në qytetin e Durrësit deri në përfundimin e procedurave të ekstradimit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

Mbi 10 mijë automjete elektrike që qarkullojnë në Shqipëri pritet të përfshihen në skemën e re të taksimit....

Erion Veliaj sulmon Ramën nga qelia: Më çoi Toni Gogun me ultimatume, më kërkoi t’ia lë Bashkinë Arbër Hajdarit ose…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim të minutave të fundit në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza...

VIDEO E RËNDË/ Trotuari si skenë tragjedie, Edmonda Barbullushi humbi jetën e përplasur nga makina

Trotuari, hapësira ku këmbësorët duhet të ndihen të sigurt, kthehet sërish në skenë tragjedie. Pamjet e rënda nga...

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...