Fillon gjyqi për krimin makabër të Shënavlashit ku u përfshi e gjithë familja 

Date:

Share post:

Në Gjykatën e Durrësit ka nisur shqyrtimi i krimit tronditës brenda familjes Meta në Shënavlash, pas shtyrjes së seancës së parë në dhjetor për mungesën e prokurorit dhe 3 fëmijëve, të pandehur për vrasjen e babait. Gjyqtarja Suela Xhani ka vendosur që seancat paraprake të zhvillohen pa praninë e medias. 

Ngjarja daton më 10 shkurt të këtij viti, kur 49-vjeçari Pëllumb Meta u qëllua për vdekje. Trupi i tij u zbulua dy javë më vonë, pas një hetimi intensiv të policisë. Prokuroria ka dërguar për gjykim pesë persona, përfshirë tre fëmijët e viktimës, bashkëshorten dhe një të afërm të akuzuar për ndihmë në fshehjen e provave.  

Në seancën e së martës ishte i pranishëm vetëm Amarildo Meta, djali i vogël i familjes. Në sallë ishte dhe motra dhe vëllai i viktimës. Ndërkohë, për shkak të mungesës së dy të pandehurve kryesorë, Hysen dhe Hygerta Meta, të arrestuar për këtë krim, gjykata e shtyu gjyqin, duke kërkuar praninë e tyre fizike për dhënien e deklaratave.  Hygerta Meta ndodhet nê burgun e Pogradecit, ndërsa dy vëllezërit në burgun e Durrësit. 

Akuzat 

Hysen Meta, 25 vjeç, akuzohet për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Fshehje e asgjesim të kufomës”, të kryer në bashkëpunim, si dhe për “Armëmbajtje pa leje”. Ai e ka pranuar krimin fillimisht, duke deklaruar se kishte qëlluar të atin katër herë pas një konflikti familjar, duke e cilësuar veprimin si reagim ndaj “diktatit të pamëshirshëm” të viktimës mbi familjen. Më pas, Hyseni u tërhoq nga rrëfimi, ndërsa përgjegjësinë për vrasjen e mori përsipër motra e tij, Hygerta Meta, studente në Universitetin e Tiranës.  

Amarildo Meta dhe nëna e tyre, Blerina Meta, akuzohen për “Fshehje dhe asgjesim të kufomës” dhe “Pengim të zbulimit të së vërtetës”, përkatësisht. Në këtë proces është përfshirë edhe Sajmon Bajramaj, pronari i automjetit të përdorur për fshehjen e provave, i cili akuzohet për “Moskallëzim krimi”.  

Pas krimit, trupi i Pëllumb Metës u zhvesh, u mbështoll me plastikë dhe u varros në një kasolle. Ndërkohë, makina e tij u zhvendos në zonën e Sektorit Rinia për të krijuar përshtypjen e zhdukjes së tij. Tri ditë pas ngjarjes, Hysen Meta raportoi zhdukjen e të atit në polici, por hetimet çuan në zbulimin e të vërtetës.  

Ky krim makabër, që përfshiu të gjithë familjen në planifikimin dhe fshehjen e ngjarjes, tronditi opinionin publik. Konfliktet e vazhdueshme brenda familjes dyshohen të jenë motivi kryesor i këtij akti kriminal.  

Procesi gjyqësor pritet të hedhë më shumë dritë mbi motivet dhe rolet e secilit prej të akuzuarve, duke zbardhur plotësisht rrethanat e këtij krimi që ka shokuar komunitetin.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...