Studenti durrsak i teologjisë gjendet pa shenja jete në konviktin e shkollës teologjike në Gjirokastër

Date:

Share post:

Simon Sholla, një i ri 21-vjeçar nga Kolonja e Lushnjës, është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm rreth orës 09:55 në tualetin e konviktit të shkollës teologjike ortodokse “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër. Trupi i tij u pikas nga nxënës të tjerë, të cilët vunë re vonesën e tij të pazakontë në tualet. Pas konstatimit, është njoftuar menjëherë drejtoria e shkollës dhe policia.
Simon Sholla kishte mbërritur vetëm në fundjavë në kuadër të një programi dhe ka qëndruar për të fjetur në konviktin e shkollës, ku ka kryer studimet e mesme. I riu kishte një histori të vështirë jete, pasi që në moshë të vogël jetonte bashkë me motrën e tij në Shtëpinë e Shpresës në Shënavlash, Durrës, një strehë përkujdesjeje për fëmijë jetimë ose me probleme sociale. Pas përfundimit të shkollës së mesme në Gjirokastër, ai nisi studimet teologjike në Durrës.
Marrëdhëniet e tij me prindërit ishin të komplikuara dhe nga të dhënat e mbledhura nga policia në Gjirokastër rezulton se ai përballej me sfida të mëdha emocionale, përfshirë vetminë dhe pasojat e dramës familjare.
Gjatë kontrollit në dhomën e tij, policia gjeti një sasi antidepresantësh pranë shtratit, duke ngritur dyshime se një mbidozë e mundshme e medikamenteve mund të ketë qenë shkaku i vdekjes. Trupi i tij u transportua në morgun e qytetit ku po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të ndarjes nga jeta.

Sipas dëshmive të personave që e njihnin, Simon Sholla kishte tentuar disa herë të merrte ndihmë psikologjike dhe të gjente një vend pune. Ai ishte një i ri i talentuar, fliste disa gjuhë dhe ishte një besimtar i devotshëm i besimit ortodoks.
Në lidhje me ngjarjen, burime nga Durrësi bëjnë me dije se Simon Sholla kishte pësuar një trombozë të këmbës disa ditë më parë dhe ishte vizituar te një mjek në Gjirokastër, ku kishte marrë mjekim. Dyshimet në Durrës lidhen me mundësinë e një tromboze tjetër ose një kundërveprimi mes medikamenteve, duke përjashtuar hipotezën e vetëvrasjes me ilaçe, për shkak të njohjes së tij si një person i përkushtuar ndaj jetës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në Fier, përplasen dy makina, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Fier, pas përplasjes së dy automjeteve pranë Spitalit...

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...