Policia vendore ka finalizuar operacionin e koduar “Seventeen”, duke vënë në pranga 35-vjeçarin Aldo Dhimitri, banues në Durrës, i cili akuzohej për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Aldo Dhimitri ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Durrësit që në vitin 2023, kur ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprimtarinë e paligjshme në fushën e narkotikëve. Arrestimi i tij u krye në flagrancë teksa shiste doza kanabisi në qytetin e Durrësit.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra doza të lëndës narkotike kanabis, një peshore elektronike të përdorur për ndarjen e dozave dhe një celular, i cili dyshohet se përdorej për koordinimin e aktivitetit të tij kriminal.


Operacioni “Seventeen” u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme.
©️zërionline


