Trupi i pajetë i një të riu është gjetur mbrëmjen e djeshme në një banesë të braktisur në lagjen nr. 17 të qytetit të Durrësit, e njohur nga banorët si “shtëpia e baterive”.

Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për Flogert Konin, 36 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së lëndëve narkotike. Familjarët e tij kishin raportuar zhdukjen në polici më 27 dhjetor 2024, pasi i riu kishte humbur kontaktet prej disa ditësh.
Ende nuk është përcaktuar nëse ai ka ndërruar jetë kohët e fundit apo nëse ka qëndruar i vdekur për një periudhë të gjatë në banesën ku u gjet. Policia e Durrësit nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare për rrethanat e ngjarjes.
Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse 36-vjeçari ishte i njohur më parë si përdorues i lëndëve narkotike. Hetimet janë në vijim për të zbardhur plotësisht rrethanat e vdekjes së tij.
©️zërionline


