Asnjë përbërës nuk mund të zëvendësojë plotësisht atë që bëjnë vezët në një recetë, por këto alternativa të lehta i afrohen shumë.
Gjithsesi, le ta pranojmë dhe të jemi të sinqertë: nuk ka një zëvendësim të përkryer për vezët. Kjo është arsyeja pse shpesh rritja e vazhdueshme e çmimeve të tyre jo vetëm që ndikon në buxhet, por edhe “dëmton shpirtin”. Skuqja e artë dhe e krishtë rreth skajeve të një veze të fërguar? E verdha e artë dhe e butë e një veze të zier? Të pazëvendësueshme dhe shpeshherë ia vlejnë shpenzimin.
Por kur vezët përdoren si përbërës në receta, ndonjëherë mund të zëvendësohen, diçka që është e nevojshme dhe për ata me alergji ose kufizime dietike dhe e preferueshme për të tjerët.
Zëvendësimi i suksesshëm kërkon të kuptosh mënyrat e shumta se si vezët funksionojnë në receta. Ato shtojnë lagështi përmes përmbajtjes së ujit dhe pasurojnë ushqimin me yndyrat që gjenden tek e verdha. Proteinat tek e bardha ngurtësohen kur nxehen ose përzihen me acid, duke krijuar një strukturë dhe duke vepruar si ngjitës që lidh përbërësit. Kur rrihen, të bardhat gjithashtu mbajnë ajër, duke ndihmuar ngritjen e ushqimeve të pjekura dhe duke shtuar butësi në gatimet e kripura.
Për të bërë receta pa vezë, më të sigurta janë ato që janë krijuar qëllimisht pa to. Por Genevieve Meli, pedagoge në Institutin e Artit të Pjekjes dhe Ëmbëlsirave në Amerikë, sipas New York Times, mendon se shumica e ëmbëlsirave mund të bëhen pa vezë me pak eksperimente. “E vetmja gjë që nuk do të rekomandoja janë ëmbëlsirat si nugati,” thotë ajo. “Kjo është kimi e pastër.”
Ja disa zëvendësime për vezët, nga më të gjithanshmet te më specifiket:
Për pjekje dhe ëmbëlsira
1. Xheli i farave të lirit
Si të përgatitet: Për çdo vezë të madhe, përziej 7 gram fara lini të bluara me 43 gram ujë dhe lëre të qëndrojë deri sa të trashet, 5-10 minuta.
Përdoret për: Biskota, torta, kekë, pogaçe.

2. Aquafaba (uji i qiqrave)
Si të përdoret: Kullo një kanaçe me qiqra dhe përdor lëngun e tyre (për një vezë të plotë përdor 57 gram).
Përdoret për: Merengë, ëmbëlsira të sheshta, torta.

3. Pure bananeje ose molle
Si të përdoret: Përdor 60 gram (çerek filxhani) për çdo vezë që do të përdornit.
Përdoret për: Biskota, ëmbëlsira të shpejta, pancakes.

Për gatime të kripura
1. Tofu
Si të përdoret: Tofu i freskët dhe i kulluar mund të përdoret për të imituar vezët e skuqura ose për të përgatitur salca kremoze.
2. Pure patatesh ose kungull
Si të përdoret: Përdor 60 gram (çerek filxhani) për çdo vezë qê do të përdornit.
Përdoret për: Qofte; fileto të skuqura.
©️zërionline


