“Distanca” çon në pranga 30-vjeçarin Kazazaj për tentativë vrasjeje

Date:

Share post:

Një tjetër goditje ndaj krimit të rëndë në qytet. Operacioni policor i koduar “Distanca”, i organizuar nga Specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Plazhit, ka rezultuar me arrestimin e një personi në kërkim. Falë informacionit të siguruar nga inteligjenca policore, u lokalizua dhe arrestua një 30-vjeçar, i akuzuar për tentativë vrasjeje.
Shtetasi Klenis Kazazaj, banues në Durrës, u ndalua në lagjen nr. 13, pas disa muajsh në arrati. Ai ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, që më 4 gusht 2023, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve”.
Sipas hetimeve, ngjarja për të cilën Klenis Kazazaj akuzohet ka ndodhur më 30 korrik 2023, në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. Pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ai dyshohet se ka tentuar të vrasë shtetasin O. B., 34 vjeç, duke e plagosur rëndë me armë zjarri.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa procedurat për rastin do të ndiqen nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident fatal në orët e para të mëngjesit, humb jetën 48-vjeçari, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 04:30 të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka...

Integrimi në BE/ Sot raporti i progresit dhe udhërrëfyesi për Shqipërinë, përcaktohen afatet për mbylljen e negociatave

Sot në orën 13:00, Komisioni Europian do të publikojë progres raportin dhe udhëzimet me afatet kohore dhe hapat...

E pazakontë/ Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja është bërë e...

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...