Paga, bonuse dhe argëtim/ Ja sa dollarë përfiton Donald Trump si president

Date:

Share post:

Paga e Presidentit të SHBA-së nuk është rritur për më shumë se 20 vite. Pra, Donald Trump si president do të marrë të njëjtën pagë si paraardhësit e tij: 400,000 dollarë në vit, siç përcaktohet në Titullin 3 të Kodit të SHBA-së.

Përveç pagës bazë, presidenti përfiton 50,000 dollarë për shpenzime, 100,000 dollarë për udhëtime dhe 19,000 dollarë si buxhet argëtimi. Gjithashtu, presidenti ka në dispozicion përfitime të tjera të rëndësishme, përfshirë rezidencën ikonike të Shtëpisë së Bardhë, shkruajnë mediat e huaja.

Historikisht, paga e presidentit është rritur për herë të fundit midis viteve 1969 dhe 2001, kur ajo kaloi nga 200,000 në 400,000 dollarë. Në vitin 1999, gjatë një seance për të diskutuar rritjen e pagës, u theksua se kompensimi për një nga “punët më të vështira dhe më të rëndësishme” kishte mbetur i pandryshuar për më shumë se tre dekada.

Nga ana tjetër, ish-presidentët e SHBA-së vazhdojnë të përfitojnë paga edhe pas largimit nga detyra. Që nga viti 1958, ata marrin një pension vjetor që sot arrin mbi 200,000 dollarë.

Pas mandatit, presidentët amerikanë përfitojnë shuma të mëdha përmes angazhimeve publike, marrëveshjeve me mediat dhe aktiviteteve të tjera fitimprurëse.

Gjatë mandatit të tij të parë katërvjeçar si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pagën e tij presidenciale vendosi ta dërgojë për qëllime bamirësie. Republikani Donald Trump u betua dhe mori detyrën si president më 20 janar.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas 28 vitesh në këmbë, Karl Bushby mbërrin në shtëpinë e nënës dhe mbyll udhëtimin rreth botës

Një udhëtim që zgjati gati tri dekada ka marrë fund. Aventurieri britanik Karl Bushby, 57 vjeç, është kthyer...

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

Mbi 10 mijë automjete elektrike që qarkullojnë në Shqipëri pritet të përfshihen në skemën e re të taksimit....

Erion Veliaj sulmon Ramën nga qelia: Më çoi Toni Gogun me ultimatume, më kërkoi t’ia lë Bashkinë Arbër Hajdarit ose…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim të minutave të fundit në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza...

VIDEO E RËNDË/ Trotuari si skenë tragjedie, Edmonda Barbullushi humbi jetën e përplasur nga makina

Trotuari, hapësira ku këmbësorët duhet të ndihen të sigurt, kthehet sërish në skenë tragjedie. Pamjet e rënda nga...