Rrëshqitjet e tokës në Spitallë: Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente  

Date:

Share post:

Një investim i ndërprerë në mes nga firma zbatuese dhe bashkia e Durrësit ka vënë në rrezik banorët e një zone në Spitallë të Durrësit, ku rrëshqitjet e tokës kërcënojnë shtëpitë dhe bizneset e tyre.  

“Situata është shumë e rrezikshme për të gjithë banorët e kësaj lagjeje. Rrëshqitjet rrezikojnë të gjitha banesat e ndërtesat. Kërkojmë ndërhyrjen e bashkisë”, shprehet një prej banorëve.  

Sipas tyre, problematika është përkeqësuar ndjeshëm pas reshjeve të fundit. “Sidomos pas shirave të fundit toka ka rrëshqitur më shumë. Çdo ditë e më keq”, thekson një tjetër banor.  

Sipas tyre problemi u shkaktua në segmentin e kanalit të ujërave të larta që nuk është mbuluar nga bashkia, rreth 1.4 kilometra nga varrezat e reja deri te shkolla “Met Hasa” e Porto Romanos. 

“Toka ka rrëshqitur dhe na rrezikon çdo ditë e më tepër. Sot ishin përfaqësuesit e bashkisë, po thonë se ndjehen të dobët për shkak të fushatës dhe nuk mund të ndërhyjnë.” 

Banorët thonë se zgjidhja është betonimi i kanalit për të shmangur rrëshqitjet e mëtejshme, ndërsa situata nisi kur investimi i bashkisë në këtë kanal u la në gjysmë.  

“Thanë që u mbaruan fondet, por shoh abuzim te firma dhe ata që kanë firmosur fondet. Filloi ndërtimi i lulishte mbi kanal kur kjo ishte emergjente. Nuk duhej të thellohej kanali. Pastrohej dhe s’ka pas probleme, por u thellua 4 metra dhe u la në mes. Punime jo cilësore dhe mungesë supervizimi”, thekson një nga banorët.  

Ata kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme për të shmangur një katastrofë të mundshme, ndërsa autoritetet vendore, Bashkia e Durrësit ende nuk ka dhënë një përgjigje konkrete për vazhdimin e punimeve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vijojnë gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok, shkon në tre numri i të arrestuarve

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një tjetër person të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, në veri...

Tiranë/ Dyshohet se dhunuan 20-vjeçarin italian, shoqërohen dhe vihen nën hetim 8 të mitur

Policia ka shoqëruar dhe vënë nën hetim 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të...

Në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge, kapet në Durrës 50-vjeçari i dënuar me 6 vite burg

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt...

Meloni i propozon UE “Kampe riatdhesimi” në vende të treta si në Shqipëri

Shfrytëzimi i krizës së Ceutës për të përfituar në Bruksel. Ky është objektivi i qeverisë italiane, e cila...