12-vjeçari qarkullonte i armatosur, procedohet penalisht babai

Date:

Share post:

Një 12-vjeçar nga fshati Luz i Vogël, Kavajë, është kapur nga policia ndërsa mbante me vete një armë zjarri pistoletë me një karikator me fishekë luftarak. Falë informacionit të marrë nga qytetarët, shërbimet e policisë bënë të mundur lokalizimin dhe shoqërimin e të miturit në komisariat.

Pas kontrollit fizik, efektivët i gjetën armën dhe municionin, ndërsa specialistët për hetimin e krimeve proceduan penalisht babanë e të miturit, shtetasin B.A., 35 vjeç, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet në bashkëpunim me prokurorinë për të zbuluar burimin e armës dhe për të dokumentuar ngjarje të tjera ku dyshohet se mund të jenë përfshirë i mituri dhe babai i tij.

12-vjeçari, për shkak të moshës, është lënë i lirë, ndërsa arma dhe municioni luftarak janë sekuestruar si prova materiale.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...