Shembet shkolla “Met Hasa” në Porto Romano, Banorët kërkojnë zgjidhje për bashkëjetesën e rrezikshme me fabrikën e gazit 

Date:

Share post:

Banorët e Porto Romanos kishin paralajmëruar një protestë mesditën e 4 shkurtit, po shumë pak u paraqitën për t’i dhënë zë shqetësimit të tyre. Një pjesë e vogël e banorëve shprehen të shqetësuar për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare “Met Hasa” në të njëjtin vend për shkak të afërsisë me fabrikën e gazit në zonë që përbën një kërcënim serioz për sigurinë e fëmijëve të tyre. Ata kanë sjellë në vëmendje incidente të mëparshme të rrjedhjes së gazit dhe zjarrit në ambientet e fabrikës dhe pasojat tek komuniteti.  

Ndërtimi i shkollës së re po financohet nga një fond prej rreth 230 milionë lekësh të rinj nga Bashkia e Durrësit. Megjithatë, një pjesë e banorëve kërkojnë fabrika të mbyllet, të ndërpresë aktivitetin e saj, ose ta ndryshojë atë, duke e konsideruar fabrikën një rrezik të vazhdueshëm për komunitetin.  

Banorët që nuk kanë gjetur dakordësi me njëri-tjetrin në qëndrimet e tyre shprehen se presin nga autoritetet që të ofrojnë një zgjidhje për këtë situatë. 

Kjo nuk është hera e parë që banorët ngrejnë alarmin për këtë çështje. Në tetor të vitit 2022, ata organizuan disa protesta kundër bashkëjetesës së pasigurt mes shkollës, banesave dhe fabrikës së gazit, duke kërkuar largimin e kësaj të fundit nga zona e banuar. Kësaj kërkesa iu bashkuan dhe drejtuesit e shkollës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...