Zbulohet në Shqipëri ndoshta liqeni termal nëntokësor më i madh në botë

Date:

Share post:


Një ekip shkencëtarësh çekë ka zbuluar në Shqipërinë e Jugut liqenin termal nëntokësor më të madh në botë, të cilin e kanë quajtur “Liqeni Neuron”, sipas fondacionit që financoi ekspeditën shkencore.

Prej disa vitesh, shkencëtarët çekë kanë eksploruar strukturat nëntokësore të luginave malore në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Gjatë kërkimeve të tyre në luginën e Vromonerit, në anën shqiptare të kufirit, ata zbuluan në vitin 2021 një sistem të gjerë shpellash. Ky sistem përmban burime të shumta termale që lëshojnë kolona të larta avulli. Gjatë gjurmimit të këtyre burimeve, ekipi identifikoi një humnerë mbi 100 metra të thellë, të cilën e emërtuan “Atmos”.

Në fund të kësaj humnerë, shkencëtarët kanë konfirmuar zbulimin e liqenit termal më të madh të njohur deri më sot. Me një gjatësi prej 138 metrash, një gjerësi prej 42 metrash dhe një perimetër prej 345 metrash, ai dyshohet se përmban rreth 8,335 metra kub ujë të nxehtë.

Harta e sistemit të shpellës dhe dokumentimi i liqenit u realizuan me ndihmën e teknologjisë së avancuar, falë financimit të fondacionit Neuron, një organizatë çeke që mbështet kërkimet shkencore.

“Gjatë eksplorimit fillestar, ne krijuam një hartë bazë me pajisjet tona dhe e kuptuam menjëherë se kemi zbuluar diçka të jashtëzakonshme. Falë Fondacionit Neuron, arritëm të përdorim një skaner celular LIDAR, i cili na mundësoi të matnim me saktësi të gjithë shpellën dhe zonën e liqenit. Po bashkëpunojmë gjithashtu me hidrologët për të analizuar pjesën nënujore të liqenit duke përdorur sonar,” deklaroi Richard Bouda, fotograf dhe pjesëmarrës në ekspeditë.

Për këtë studim u përdor teknologjia më moderne, duke përfshirë sistemin GeoSlam, një metodë skanimi 3D që krijon modele precize të shpellave.

Radio Prague International shkruan se zbulimi i këtij liqeni ka një rëndësi të madhe shkencore për shkak të mënyrës së pazakontë të formimit të shpellës. Uji mineral i liqenit është i ngopur me sulfur hidrogjeni, i cili oksidohet kur bie në kontakt me ajrin dhe prodhon acid sulfurik. Ky acid, në mënyrë të vazhdueshme, shpërbën shkëmbinjtë gëlqerorë, duke i kthyer në gips të butë dhe duke formuar hapësira të reja nëntokësore.

Zbulimi pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në studimet hidrologjike dhe gjeologjike të zonës. Bouda thekson se puna kërkimore do të vijojë për të kuptuar më mirë lidhjet mes burimeve ujore sipërfaqësore dhe atyre nëntokësore:

“Ne besojmë se ky zbulim do të ndihmojë në mbrojtjen e zonës dhe në kuptimin më të mirë të rrjedhave hidrologjike. Deri më sot, askush nuk e di saktësisht sesi janë të ndërlidhura këto ujëra nëntokësore me sipërfaqen.”

Me këtë zbulim të jashtëzakonshëm, Shqipëria hyn në hartën e studiuesve ndërkombëtarë si një vend me potencial të madh për eksplorime gjeologjike dhe shkencore./ Radio Praga

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarri në Mallakastër, digjen 15 hektarë me pisha; evakuohen 15 familje

Të paktën 15 hektarë sipërfaqe me pisha janë përfshirë nga flakët në fshatin Riban të Mallakastrës, ndërsa zjarri...

Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

Pas skadimit të të gjitha afateve kontraktuale dhe thellimit të konfliktit mes "Mabco Constructions" të Behgjet Pacollit dhe...

“I love Durrës”, simboli i ri në shëtitoren “Taulantia”

Një simbol i ri i është shtuar hapësirës publike të Durrësit, me synimin për të promovuar historinë, kulturën...

Fier/Përfshihet nga flakët një banesë, shpëtohen të moshuarit nga fqinjët

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në fshatin Fier-Shegan. Në banesë jetonin një çift...