Tjetërsimi i pronës në bregdet, ndalohet hartografi i Kadastrës për shpërdorim detyre

Date:

Share post:

Policia e Durrësit ka ndaluar Leandro Dervishin, 35 vjeç, hartograf në Kadastrën e Durrësit, i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre. Ai u arrestua nga specialistët për hetimin e krimeve ekonomiko-financiare, pas vendimit të Gjykatës së Durrësit që kishte caktuar ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”.  

Hetimet lidhen me regjistrimin e një prone prej 12 900 m² në Lalëz, duke përdorur dokumente të falsifikuara. Në nëntor të vitit të kaluar, për këtë çështje u arrestua edhe ish-kreu i Kadastrës së Durrësit, A. Kona.  

Përveç Dervishit dhe ish-drejtorit të Kadastrës, nën hetim për këtë rast janë edhe juristi i Kadastrës Bledar Zerba, kushëri i kryeregjistruesit, si dhe përfituesja e pronës, një 45-vjeçare nga Tirana, e cila ka përfituar paligjshëm këtë tokë, që më parë ka pasur statusin e pronës shtetërore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të...

Shijak, shpërthim në oborrin e një banese të pabanuar, dëmtohet porta

Një shpërthim ka tronditur gjatë natës fshatin Hardhishtë të Shijakut, ku është dëmtuar porta e oborrit të një...

GJKKO dënon 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’ mes tyre Durim Bami

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për Durim Bamin dhe 6 personazhe të njohur të botës së krimit,...

Digjet makina e vjedhur brenda tunelit në Vlorë, në kërkim personat që e braktisën

Një automjet tip fuoristradë, i raportuar i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i djegur brenda një...