Goditet një rast i transportimit të emigrantëve të paligjshëm, shpallet në kërkim një 22-vjeçar

Date:

Share post:

Policia ka goditur një rast të transportimit të paligjshëm të emigrantëve, duke shpallur në kërkim një 22-vjeçar dhe duke vijuar punën për identifikimin e bashkëpunëtorit të tij.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “The Night Agents”, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, ndërhynë në fshatin Ballaj, Kavajë, pas informacioneve operative se dy persona po transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, me destinacion Greqinë.

Gjatë operacionit, u konstatuan dy automjete të dyshuara që transportonin emigrantë nga Nepali dhe India. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, drejtuesit e automjeteve nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar, por shtuan shpejtësinë dhe, duke përfituar nga errësira, braktisën automjetet dhe u larguan me shpejtësi.

Si rezultat i hetimeve, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi E. M., 22 vjeç, banues në Fier, si drejtuesi i njërit prej automjeteve Opel, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Ndërkohë, vijon puna për identifikimin e drejtuesit të automjetit tjetër (tip Audi).

Ndaj emigrantëve nga Nepali dhe India u iniciua procedim penal për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, pasi kishin hyrë ilegalisht nga kufiri jeshil me Malin e Zi, me qëllim kalimin drejt Greqisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Matura Shtetërore/ Mbi 2200 maturantë në Durrës dhanë sot provimin e parë

Rreth 2,214 maturantë iu drejtuan sot 11 qendrave të administrimit për provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026,...

Grabitet me armë OTP BANK në Tiranë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake,...

Eurobasket: Kristi Gorea shpallet qendra më e mirë, pjesë e ekipit ideal të Shqipërisë

Basketbollisti durrsak, kapiteni i Teutës Kristi Gorea ka marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme të karrierës së...

Matura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen provimit të parë, Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të...