Ligji nuk zgjedh/ Shumë nëna përballen me masa shtrënguese, pa zhurmën e Veliajt

Date:

Share post:

Në reagimin e radhës, këtë të shtunë, nga paraburgimi i Durrësit dhe në përpjekjen për ta portretizuar veten si viktimë të një padrejtësie, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj anashkalon faktin se masa të ngjashme janë zbatuar ndaj shumë nënave të tjera, pa bujë mediatike, apo përjashtime të veçanta. Reagimi i Erion Veliajt, pavarësisht se është emocional, “i kuptueshëm” dhe kërkon të tërheqë vëmendjen mbi situatën e tij familjare, ai nuk merr parasysh faktin se ka dhe plot familje të tjera që përballen me të njëjtat masa shtrënguese, pa pasur privilegjin e vëmendjes mediatike, apo mbështetjes publike. Ai e paraqet situatën e tij si një padrejtësi të jashtëzakonshme, por në fakt, ka shumë raste ku gratë dhe nënat janë vendosur në arrest shtëpie apo paraburgim, pavarësisht detyrimeve të tyre familjare. Sistemi gjyqësor nuk bën përjashtime bazuar në statusin social, apo politik të personave të akuzuar.

Në Shqipëri dhe në botë ka shumë gra që janë në paraburgim ose vuajnë dënime, duke lënë pas fëmijët e tyre. Këto gra nuk kanë luksin e një reagimi publik apo ndihmën e një rrjeti të fuqishëm mbështetës, si Veliaj.
A duhet të vlenin të njëjtat argumente për to? Nëse Veliaj pretendon se drejtësia duhet të tregojë më shumë ndjeshmëri për nënat e ndaluara, atëherë kjo duhet të aplikohet për të gjitha gratë dhe jo vetëm për rastin e bashkëshortes së tij.

Çështja nuk është te kujdesi prindëror, por akuzat ligjore

Thelbi i çështjes nuk është se kush kujdeset për djalin e tij, por faktet që prokuroria ka mbledhur për një çështje të dyshuar korrupsioni. Të viktimizosh veten përpara publikut nuk ndryshon faktin që arrestimi është vendosur nga një trup gjyqësor dhe jo një vendim arbitrar personal i një prokurori të vetëm.

Veliaj ironizon prokurorin durrsak Ols Dado, duke e etiketetuar e fyer, për argumentin e tij se fëmija mund të kujdeset nga gjyshet, por kjo nuk është një risi ligjore. Ka plot raste kur kujdestaria e përkohshme i është kaluar të afërmve për shkak të ndalimit të prindërve. Nëse e njëjta logjikë do të zbatohej për të gjitha rastet, atëherë shumë të tjerë do të kishin të drejtë të kërkonin trajtim të privilegjuar.

Në vend që të mbrohet me argumente ligjore, Veliaj e zhvendos debatin në një drejtim emocional. Nëse ai është i bindur për pafajësinë e tij, duhet të fokusohet në shpjegimin e fakteve kundër akuzave, jo në përdorimin e fëmijës së tij si mburojë morale.

Pretendimi se prokuroria ka “shpallur jetim” djalin e tij është një përpjekje për të krijuar ndjeshmëri publike, por nuk ndryshon realitetin që masa të tilla janë të zakonshme për individë të akuzuar. Nëse kryebashkiaku Veliaj beson, ashtu siç duhet të besojë çdokush, në barazinë para ligjit, ai duhet ta pranojë që kjo barazi përfshin edhe atë dhe familjen e tij, njësoj si për të gjithë të tjerët.

V. Qyrfyçi

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...