Mborja Brothers, kapet njëri nga vëllezërit në kërkim për plagosje të rëndë në Durrës

Date:

Share post:

Policia e Durrësit ka arrestuar një 22-vjeçar të shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me sende të forta, në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers”.

Shtetasi Danjel Mborja, 22 vjeç, banues në Durrës, u kap dhe u vu në pranga pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila më 16 tetor 2023 kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ai akuzohet se më 13 gusht 2023, në bashkëpunim me vëllain e tij, Myslym Mborja, ka dhunuar rëndë shtetasin Sh. Ç., duke i shkaktuar plagë të rënda.

Operacioni u zhvillua nga Sektori i Krimeve të Rënda në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, në kuadër të planit për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe goditjen e veprimtarive kriminale.
Ndërkohë, vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e vëllait tjetër të përfshirë në ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet një person në Vlorë

Një person është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se qarkullonte me armë zjarri...

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...