Poezia reportazh/ “Camera Obscura” nga Stefan Çapaliku në Durrës

Date:

Share post:

Një ngjarje kulturore e veçantë u zhvillua nga Biblioteka Publike në bashkëpunim me Teatrin ”Aleksandër Moisiu” në Durrës, në sallën e të cilit u promovua vëllimi poetik ”Camera Obscura” i Stefan Çapalikut. Ky libër përmbledh 69 poezi që ndërthurin fuqinë e vargut me elementët vizualë të një dhome të errët fotografike, duke krijuar një reflektim artistik mbi jetën dhe kujtesën kolektive urbane.

Gjatë fjalës së tij, Çapaliku falënderoi organizatorët dhe ndau reflektime mbi ndikimin e politikës në jetën shoqërore, duke theksuar nevojën për një ekuilibër mes materiales dhe shpirtërores. ”Nuk jetohet vetëm me bukë, duhet të kujdesemi edhe për punët e shpirtit, e një prej tyre është poezia”, u shpreh autori.

Aktiviteti u shoqërua me shfaqjen e videos me recitime poetike të pasuruara me projeksione bardhë e zi, duke krijuar atmosferën e një dhome të errët fotografike. Kjo qasje unike i dha publikut një përjetim ndryshe të poezisë, duke e shndërruar atë në një rrugëtim vizual dhe emocional.

Duke u ndalur te peisazhi i fuqishëm poetik i figurave të njohura, si Frederik Reshpja, Zef Zorba dhe Primo Shllaku, Çapaliku u pozicionua me poezinë e tij si një formë e thellë e eksplorimit të realitetit. Autori synon të sfidojë perceptimet tradicionale, duke përdorur vargun si një dritare për të zbuluar dimensione të reja të jetës urbane dhe të identitetit kolektiv.

”Camera Obscura” nuk është thjesht një përmbledhje poezish, por një eksperiment artistik që i fton lexuesit të shohin botën përmes lenteve të ndryshme, njësoj si një kalimtar i vetmuar që eksploron peizazhin urban dhe sfidat e tij.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ndryshon sërish drejtimi i SHRUKD-së, Albi Lika zëvendëson Dukën pas dy muajsh

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës ka një administrator të ri. Albi Lika është administratori i ri i Shoqërisë...

Oficeri i Gardës Dionis Novaku, drejtori i ri i Forcës së Sigurisë Portuale në Durrës

Drejtuesi i ri u prezantua nga kreu i Autoritetit Portual, Liburn Aliu. Novaku ka shërbyer në Forcat Speciale,...

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Francë, plagosen drejtori dhe një mësues

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së hënës, 12 tetor, në një shkollë në qytetin Aubagne,...

Vrau dy vëllezërit Banaj në vitin 1997, Sokol Hoxha kërkon lirinë pas 26 vitesh nga dënimi

Sokol Hoxha, 51-vjeçari nga Patosi, i ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është paraqitur këtë të hënë...