Primaret në Durrës/ PD:  Pjesëmarrje rekord dhe rezultat i pranuar nga KOKOE  

Date:

Share post:

Mbrëmjen e së dielës u pranua rezultati i votimit për Primaret 2025 në qarkun e Durrësit, që shënoi një pjesëmarrje prej 4,920 anëtarësh. Sipas drejtuesit politik të PD për qarkun, Oerd Bylykbashi votimi u zhvillua në një atmosferë entuziazmi dhe përkushtimi, duke shënuar një nga pjesëmarrjet më të larta në këtë proces.  

Të dhënat për numrin e votuesve sipas zonave janë si më poshtë:  

🔹 Durrës – 2,753 votues  

🔹 Shijak – 877 votues  

🔹 Fushë-Krujë – 718 votues  

🔹 Krujë – 572 votues  

Numërimi u zhvillua për 12 orë pa ndërprerje, në prani të kandidatëve dhe medias, duke garantuar një proces transparent dhe të besueshëm. Rezultatet e këtij procesi u pranuan nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), duke legjitimuar përfundimisht garën e Durrësit.  

Drejtuesit e PD shprehën mirënjohjen e tyre për komisionerët dhe numëruesit, duke vlerësuar punën e tyre me kohë të zgjatur. Gjithashtu, ata falënderuan kandidatët që morën pjesë në garë, duke e cilësuar këtë proces si një demonstrim të energjisë dhe vendosmërisë për fitoren e 11 majit.

Ndërkaq më të votuarit janë:

1. Igli Cara 622

2. Manjola Luku 424

3. Aulon Kalaja 296

4. Skënder Dika 275

5. Dritan Burgija 263

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pesë viktima në tre shtete, historia e Mane Drizës, shqiptarit të njohur si Tony Montana

I dënuar për vrasje në Shqipëri, Itali dhe Britani, 48-vjeçari pritet të kthehet në Shqipëri për të vuajtur...

Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Bathore,...

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota pas ultimatumit të Ramës

Mes tensioneve dhe debateve u miratua në Kuvend pak pas mesnate reforma e re administrativo-territoriale. Projektligji mori 85 kartonë...

Moti i keq, Mbrojtja Civile: Reshje me intensitet të lartë sot dhe nesër në Durrës

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar reshje intensive shiu gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme...