Përplasjet mes banorëve dhe policisë në Tragjas, Ja ç’ndodhi

Date:

Share post:

Në orët e para të mëngjesit, forca të shumta policie ndërhynë në fshatin Tragjas, ku me mjete të rënda, fadromë, nisën prishjen e një stacioni të pompave të ujit. Ky stacion shërbente për furnizimin me ujë të bazës së Pasha Limanit, ndërsa u dëmtuan edhe disa tubacione që siguronin ujë për banorët e fshatit.

Situata u tensionua, pasi banorët u mblodhën dhe kundërshtuan me forcë prishjen e strukturave, duke u përplasur me policinë. Vetëm disa ditë më parë, banorët kishin protestuar kundër përdorimit të ujit të burimit të fshatit për furnizimin e zonave turistike të bregdetit, si Dhërmiu dhe rrethinat e tij.

Përplasjet mes banorëve dhe policisë vazhduan gjatë, ndërsa banorët nuk lejuan ndërhyrjen e fadromave për prishjen e godinave në burimin e ujit të Izvorit. Megjithatë, situata u qetësua pas një marrëveshjeje mes palëve.

Policia dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë (FNSH) u tërhoqën nga Tragjasi, ndërsa banorët detyruan fadromën të largohej nga zona, veçanërisht nga godina që ishte planifikuar të prishej për t’i hapur rrugë ndërtimit të një baseni të ujit të pijshëm dhe më vonë instalimit të pompave të reja për furnizimin e bregdetit të Dhërmiut me ujë.

Sipas marrëveshjes, me largimin e fadromës, edhe banorët ranë dakord të tërhiqeshin, duke i dhënë fund përplasjes dhe rikthyer qetësinë në zonë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Moti i keq, Mbrojtja Civile: Reshje me intensitet të lartë sot dhe nesër në Durrës

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar reshje intensive shiu gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme...

Dyshimet/ 25-vjeçarja angleze u gjet pajetë në Durrës, pranë saj fëmija 2-vjeçar

Një 25-vjeçare, shtetase angleze, është gjetur pa shenja jete mesditën e kësaj të enjteje në një apartament në...

Mamurras/ Gjendet i dekompozuar trupi i një shtetasi francez

Një trup i pajetë, në gjendje të dekompozuar, është gjetur paraditen e sotme në vendin e quajtur “Përroi...

GJKKO pranon kërkesën, nëna dhe foshnja 3-muajshe dalin nga qelia

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Greta Gjocit për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, duke i dhënë...