“Ishim Koreja e Veriut në Evropë”, Rama batuta nga Berlini: Në aeroport, një berberhane ku turistëve u rruhej …

Date:

Share post:


Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria u përzgjedh si “Vendi i Nderit” për vitin 2025. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se Shqipëria ka qenë si Koreja e Veriut e Evropës. Nuk munguan as batutat. Ai kujtoi se vite më parë në aeroport ka pasur një berberhane dhe turistët që kishin mjekër nuk mund të hynin nëse nuk kalonin nga berberi njëherë.

Rama u ndal dhe te zhvillimi i turizmit. Ai tha se vendi ynë mbetet në treshen kryesore në kartën e Organizatës Botërore të Turizmit për rritjen me të shpejtë, krah Katarit dhe Arabisë Saudite.

Bazuar në kartën e turizmit, Shqipëria është vendi me rritjen më të shpejtë të destinacioneve në Evropë.  Turistët gjermanë janë ata më kokëfortët, e di si funksionojnë gjermanët. Jemi të lumtur të shohim shifrat e rritjes së turistëve gjermanë. Sigurisht që ne jemi mjaft ambiciozë për të marrë më shumë turistë gjermanë. Nga ana tjetër dua t’ju them se ndërkohë vizitorët ndërkombëtarë u rritën gjithmonë më tepër.

Nuk dua t’ju marr shumë kohë, se ma merr mendja që do ketë pyetje përgjigje më pas. Nuk dua të ngatërrohem me orën gjermane, që është shumë e vështirë në integrohet në mënyrën tonë ballkanike të bashkëbisedimit. Po të ishit në Shqipëri do ju mbaja me orë të tëra të dëgjoni çfarë do ju thoja. Nuk është ide e mirë që t’ju bëj më shumë nervozë. Po ndalem duke u dhënë një shifër të thjeshtë. Kemi qenë Koreja e Veriut Evropës gjatë jetës sonë. Ishim të rritur kur aeroporti kishte shumë pak mijëra udhëtarë dhe këta duhet të ishin marksistë dhe leninistë që të hynin në vendin tonë. Ishim tërësisht të izoluar nga Evropa.

Në aeroport kishte një berberhane dhe udhëtarët që kishin mjekër nuk mund të hynin nëse nuk kalonin nga berberi njëherë. Nuk gënjej.

Sot shifra jonë e fundit nga 2024 është 11 mln udhëtarë që kanë kaluar aeroportit të Tiranës, duke tejkaluar atë të Beogradit. Mbetemi në treshen kryesore në kartën e organizatës botërore të Turizmit për rritjen më të shpejtë. Ne nuk kishim as Mekën dhe as Kupën Botërore. Ne jemi siç ka qenë Gjermania në Kupën e Botës, të parët.”, u shpreh kryesocialisti.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarri në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, asfiksohen 6 pushues

Mbrëmjen e së hënës në katin e 9-të të një pallati, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, te...

Shqiptarja që u ngjit në majën e sigurisë kibernetike botërore

Në një fushë ku dominon konkurrenca globale dhe ku sfidat shtohen çdo ditë, një profesioniste shqiptare ka arritur...

Gara për Prokuror të Përgjithshëm/ Pesë kandidatë synojnë postin e kreut të akuzës shqiptare. Afati për aplikim deri në mesnatë

Pesë kandidatë, 3 gra dhe dy burra, kanë shprehur interesi për pozicionin e prokurorit të përgjithshëm, për të...

Peshk i ngrirë me kimikate mbi normat e lejuara, AKU: Kthejeni në pikat e shitjes

Një sasi peshku e ngrirë me origjinë nga Turqia, i eksportuar në Shqipëri përmes Greqisë, është identifikuar me...