Terapi për të papunët: Ndihmon në rritjen e besimit dhe për të gjetur një punë

Date:

Share post:

Personat e papunë dhe që e gjejnë veten të përjashtuar nga tregu i punës prej vitesh, do të ndihmohen për të kapërcyer barriera administrative në zyrat e punës, duke u këshilluar nga persona të trajnuar për të rritur vetëbesimin e për të filluar një punë.

“Në çdo zyrë pune do të ketë mentor social që i ndihmon këta individë që janë regjistruar si të papune prej një periudhe të gjatë kohore”.

Për një vit janë ndihmuar 40 persona te papune qe i përkasin grupeve të margjinalizuara. Përveç grupeve të margjinalizuar përfitues mund të jenë edhe emigrantët e rikthyer në atdhe të cilët përballen me izolim dhe diskriminim të grave.

Të gjithë ata të cilët përfitojnë ndihmë ekonomike si të papunë nuk mund të qëndrojnë gjatë në skemat e ndihmës por duhet të integrohen në punë të ndryshme ndaj do të bashkëpunohet me të gjitha bashkitë në vend”.

“Bashkëpunimi me të gjithë bashkitë do të identifikojë përfituesit”.

Mentori social do të shërbeje si një urë ndërmjet punëkërkuesit dhe punëdhënësit duke i këshilluar personat e papunë të gjejnë veten në treg. /TCh

spot_img

Artikuj të lidhur

Moti i keq, Mbrojtja Civile: Reshje me intensitet të lartë sot dhe nesër në Durrës

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar reshje intensive shiu gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme...

Dyshimet/ 25-vjeçarja angleze u gjet pajetë në Durrës, pranë saj fëmija 2-vjeçar

Një 25-vjeçare, shtetase angleze, është gjetur pa shenja jete mesditën e kësaj të enjteje në një apartament në...

Mamurras/ Gjendet i dekompozuar trupi i një shtetasi francez

Një trup i pajetë, në gjendje të dekompozuar, është gjetur paraditen e sotme në vendin e quajtur “Përroi...

GJKKO pranon kërkesën, nëna dhe foshnja 3-muajshe dalin nga qelia

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Greta Gjocit për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, duke i dhënë...