Shpirti i Gavrilit

Date:

Share post:

6 Mars, ditëlindja e piktorit Gavril Priftuli, një prej figurave më  të shquara të Artit Figurativ të Durrësit dhe artit kombëtar.  Vazhdim i ciklit ‘Dialog me Ngjyrat’ ishte dhe takimi i sotëm në  hollin e Qendrës Kulturore ‘Aleksandër Moisiu’, ku në prezencë të vajzës së tij piktores Yllka Priftuli, miq e dashamirës përjetuan e ndanë emocione mbi veprat e prof. Vilit dhe jetës së kaluar bashkë. Një jetë e mbushur me art e biseda mbi artin.

Krijimtaria e tij fillon herët që fëmijë duke u konkretizuar në lice. Fat i madh për të si nxënës i piktorit të shquar Abdurrahim Buza, një nga ikonat e Artit Shqiptar, të merte njohuri të shumta, ku shquhej për këmbënguljen e tij të realizimit perfekt të veprës. Emocion që na vjen sot nga një vizatim i tij autoportret në laps. Vepra të tjera e shoqërojnë plot ngjyrë, fond i galerisë së Durrësit ku evidentohet hulumtimi i tij në formë, ngjyrë e teknikë.

Piktura nga jeta punëtore, portrete fshataresh sjellin dritën e natyrës, ndjesinë njerëzore. Folklori shqiptar është i pasqyruar në pikturën e prof. Vilit me baladat e legjendat krijuar aq bukur me fantazinë e unit të tij.

Jeta e tij artistike është dhe monumentale, ai krijoj së bashku me piktorin Nikolet Vasia dhe ndihmësin Fred Shuka mozaikun unik ‘Fitorja’ me gur lumi, i vendosur në Muzeumin e Dëshmorëve në Durrës, një spektër natyral ngjyre, unik.

Skulptori Nelo Llukaçi bashkëkohës e shok jete e kujton në atë thjeshtësinë që i karakterizonte : Ecnim në natyrë të veshur me kostum të thjeshtë por mendjen e kishim ke gjetja e gurëve natyralë për mozaik. Xhepat na rëndoheshin nga to duke i mbledhur me kujdes.

Një tjetër mozaik i mrekullueshëm është ‘Lajmëtari’ në muzeun e Krujës ‘Gjergj Kastrioti’, i realizuar po me kolegun e tij Nikolet Vasia (me gurë mozaiku të Ravenës), gjithashtu vitrazhet autentike po në këtë muze. Pikërisht në vijim të kësaj eksperience prof. Vili fillon të eksperimetojë me bojërat e xhamit në letër, që e sjellin në një stad tjetër krijimtarinë e tij.

Skulptura është një zhanër tjetër që ju dedikua prof. Vili me vepra në mermer, realizime perfekte e sublime si Tefta Tashko Koço, Dora D’Istria, Malësori etj. Skulpturat e tjera vijuan me një interpretim të ri stilistik të gdhendura në gurë lumi e më pas të luçiduara me qeleshe. 

Prof. Vili ishte një profesor pikture në studio e lice, ai trasmetonte të gjithë eksperiencën e tij tek nxënësit e njerëz që i afroheshin pikturës. Besnik Biduli kujton: Gavrili ishte njeri me shpirt të madh, më ndihmonte të kuptoja më mirë si të pikturoja. Shumë nxënës janë rritur në studion e tij artistikisht e shpirtërisht. Pasioni dhe vlerësimi i tij për veprën ishte pa rezerva. Një studio ku hynin e dilnin krijues të fushave të ndryshme, ku diskutohej për art e kulturë universale.

Nuk mjaftojnë këto rreshta për një jetë artisti por janë ndjesi shpirti, siç tha dhe gazetari Gëzim Kabashi : Kemi ne nevojë për piktorin Gavril Priftuli, ai e ka lënë gjurmën e tij.

R. N. Llukaçi

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge, kapet në Durrës 50-vjeçari i dënuar me 6 vite burg

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt...

Meloni i propozon UE “Kampe riatdhesimi” në vende të treta si në Shqipëri

Shfrytëzimi i krizës së Ceutës për të përfituar në Bruksel. Ky është objektivi i qeverisë italiane, e cila...

“Ambasadori i SHBA-së refuzoi një mbledhje në Boston se priten ngjarje në Shqipëri, Azem Hajdari apo…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë

Kur s’kishin kaluar as tre muaj nga shpallja e pluralizmit politik në Shqipëri dhe vendi ishte në prag...

Lezhë/ E qëlluan me armë ndërsa lëvizte me makinë, 30-vjeçari u shpëton plumbave

Një 30-vjeçar në Lezhë u ka shpëtuar paq plumbave në drejtim të tij. Ai po lëvizte me ‘Audi’-n e tij...