Zhduket sërish statuja e Tina Turner në shëtitoren Taulantia të Durrësit

Date:

Share post:

Statuja e legjendës së muzikës rock dhe soul, Tina Turner, është shkulur e zhdukur nga kompleksi i figurave të famshme të muzikës në shëtitoren Taulantia të Durrësit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës, ndërsa qytetarët durrsakë e konstatuan mëngjesin e sotëm, të befasuar nga mungesa e saj pranë tre ikonave të tjera të muzikës: John Lennon, Bob Dylan dhe Jim Morrison.

Tina Turner, e njohur si “Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it”, la një trashëgimi të pasur muzikore me hite si Simply the Best, What’s Love Got to Do with It dhe Proud Mary. Ajo është një nga artistet më të suksesshme të të gjitha kohërave, me një karrierë që shtrihet mbi gjashtë dekada.

Në të njëjtin kompleks ndodhen edhe statujat e John Lennon, liderit të grupit legjendar The Beatles, i cili ndikoi në historinë e muzikës me këngë si Imagine dhe Let It Be; Bob Dylan, poeti dhe kantautori i njohur për tekstet e tij të fuqishme si Blowin’ in the Wind dhe Like a Rolling Ston; si dhe Jim Morrison, solisti karizmatik i The Doors, i cili u bë një figurë ikonike me hite si Riders on the Storm dhe Light My Fire.

Kjo nuk është hera e parë që statuja e Tina Turner zhduket nga shëtitorja. Në vjeshtën e vitit 2022, ajo u dëmtua kur një fëmijë u var te krahët e saj, duke shkaktuar thyerjen e statujës së cilës i mbeti vetëm pjesa e këmbëve. Pas disa muajsh, statuja u riparua dhe iu rikthye kompleksit, i cili është kthyer në një atraksion të njohur për vendasit dhe turistët në bregdetin e Durrësit.

Aktualisht, mbetet e paqartë se kush mund të jetë përgjegjës për vjedhjen. Një nga avokatët e njohur të qytetit, pasi ka konstatuar faktin, ka njoftuar policinë dhe pritet që të nisin hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dyshimet/ 25-vjeçarja angleze u gjet pajetë në Durrës, pranë saj fëmija 2-vjeçar

Një 25-vjeçare, shtetase angleze, është gjetur pa shenja jete mesditën e kësaj të enjteje në një apartament në...

Mamurras/ Gjendet i dekompozuar trupi i një shtetasi francez

Një trup i pajetë, në gjendje të dekompozuar, është gjetur paraditen e sotme në vendin e quajtur “Përroi...

GJKKO pranon kërkesën, nëna dhe foshnja 3-muajshe dalin nga qelia

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Greta Gjocit për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, duke i dhënë...

Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge, njofton Ambasada e SHBA

Një shtetas ukrainas, i shpallur në kërkim nga autoritetet në Kiev për dyshime lidhur me trafikimin e lëndëve...