Debat në Këshillin Bashkiak Durrës mbi shpronësimet dhe rialokimin e fondeve të Rindërtimit

Date:

Share post:

Në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak të Durrësit, këtë të hënë, pati diskutime për dy nga pikat e rendit të ditës. Së pari u diskutua çështja e shpronësimeve për rikonstruksionin e një rruge në Ishëm dhe vlerën e shpronësimeve që prek banorët atje. Këshilltari i opozitës Jonuz Myshketa kërkoi një dëmshpërblim të drejtë për banorët e prekur, duke theksuar se fondi prej 400 mijë lekësh nuk është i mjaftueshëm. Në të njëjtën linjë ishte edhe këshilltari demokrat, urbanisti Ardian Muka.
Nënkryetari i Bashkisë, Elio Jani, sqaroi se kjo vlerë vlen për tokën bujqësore dhe jo për objektet, duke theksuar se bashkia po zbaton ligjin në këtë drejtim duke iu referuar vlerave të tregut.
Një tjetër debat u hap mbi rialokimin e fondeve të pashpenzuara të rindërtimit gjatë vitit 2024, ku këshilltari demokrat A. Muka ngriti dyshime mbi mënyrën se si menaxhohen 8 milionë euro që rialokohen vit pas viti për rikonstruksione të objekteve të dëmtuara nga tërmeti. Këshilltarë të maxhorancës thanë se shumica e fondit të rindërtimit që rialokohet po shkon për objekte private të dëmtuara, por dhe kryesisht për kolaudime dhe mbikqyrje punimesh.
Nënkryetari i bashkisë Jani tha se procesi i rindërtimit nuk ka përfunduar ende. Sipas bashkisë Durrës, fondet i përkasin viteve 2023-2024 për investime të kryera, por ende të palikuiduara për firmat ndërtuese.
Pavarësisht kundërshtimeve, rialokimi i fondeve të rindërtimit që do të trashëgohen në vitin 2025 u miratua me shumicë votash. Rialokimi i fondeve u miratua me 33 vota pro dhe 7 kundër.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas ish-shefit të sherbimit sekret, arrestohet edhe asistenti i tij! Dyshohet se i dorëzoi 2 mijë dokumente sekrete

Pas arrestimit të ish-kreut të Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë (BND) August Hanning, nën dyshimet për spiunazh dhe...

Përfshihet nga zjarri një banesë në Lezhë, zjarrfikësit vënë flakët nën kontroll

Një banesë në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Zjarri ka shkaktuar dëme...

Një shekull pas lindjes së Tish Daisë, 10 vepra të reja për muzikën shqiptare

Një shekull pas lindjes së Tish Daisë, muzika shqiptare nuk mjaftohet vetëm me kujtimin e një prej emrave...

Ndalohet në Prishtinë ish-administratori i aeroportit të Vlorës, biznesmeni Valon Lluka

Biznesmeni Valon Lluka, ish administrator i shoqërisë koncesionare ‘Vlora International Airport’ dhe për thuajse dy dekada një ndër...