Rama shpall rregullat e reja për listën e deputetëve të PS: Reformim i grupit dhe hapësirë për të rinjtë

Date:

Share post:

Partia Socialiste po kalon në një fazë të re përzgjedhjeje të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Pas dy ditësh takime intensive me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, kryeministri Edi Rama bëri të qartë se do të ketë një reformim të grupit të PS.

Asnjë deputet aktual, që ka fituar qoftë edhe një mandat nën siglën e PS, nuk do të jetë në listën e mbyllur. Në vend të tyre, ajo do të përmbajë figura të reja, ndërsa deputetët aktualë do të garojnë në listën e hapur, me qëllimin për të maksimalizuar rezultatin elektoral.

“Kush nuk pranon të jetë në listën e hapur, mund t’ia bëjë me dije drejtuesit politik të qarkut”, theksoi Rama. Ai shtoi se deputetët meshkuj aktualë nuk do të jenë në listën e mbyllur, ndërsa për deputetet femra ende po shqyrtohet si do të zbatohet ky rregull.

Drejtuesit politikë të qarqeve në listën e mbyllur

Për të garantuar një garë të barabartë, Rama la të kuptohet se të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve do të jenë në listën e mbyllur, për të shmangur konfliktet e interesit dhe favorizimet brenda garës.
I pyetur për veten e tij, Rama nuk e ka marrë ende një vendim nëse do të jetë kandidat për deputet apo jo, duke thënë se e sheh rolin e tij si kryeministër të gjithë shqiptarëve dhe nuk dëshiron të ndikojë tek votuesit.

Qëllimi: Energji e re dhe fitore historike

Sipas Ramës, ky ndryshim synon një “transfuzion gjaku” në PS, duke futur të rinj e të reja në politikë, ndërsa deputetët aktualë duhet të fitojnë votat për të siguruar mandatet e tyre.
Ai e konsideron fitoren e PS-së më 11 maj si vendimtare për integrimin e Shqipërisë në BE, duke paralajmëruar se vetëm PS është garancia për vijimin e reformës në drejtësi, ndërsa opozita ka synim “ta shkrijë SPAK-un”.

Partitë politike duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve në KQZ deri më 12 mars. Sipas rregullave të reja, listat do të përmbajnë 46 kandidatë në listë të mbyllur dhe 140 në listë të hapur.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas ish-shefit të sherbimit sekret, arrestohet edhe asistenti i tij! Dyshohet se i dorëzoi 2 mijë dokumente sekrete

Pas arrestimit të ish-kreut të Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë (BND) August Hanning, nën dyshimet për spiunazh dhe...

Përfshihet nga zjarri një banesë në Lezhë, zjarrfikësit vënë flakët nën kontroll

Një banesë në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Zjarri ka shkaktuar dëme...

Një shekull pas lindjes së Tish Daisë, 10 vepra të reja për muzikën shqiptare

Një shekull pas lindjes së Tish Daisë, muzika shqiptare nuk mjaftohet vetëm me kujtimin e një prej emrave...

Ndalohet në Prishtinë ish-administratori i aeroportit të Vlorës, biznesmeni Valon Lluka

Biznesmeni Valon Lluka, ish administrator i shoqërisë koncesionare ‘Vlora International Airport’ dhe për thuajse dy dekada një ndër...