Erion Veliaj mbetet në burg! Apeli i Posaçëm rrëzon ankimin për kryebashkiakun e Tiranës

Date:

Share post:

Pas një seance maratonë që u shtri në tri ditë, Gjykata e Apelit të Posaçëm dha vendimin.  Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mbetet në burg, pasi Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin e Organizuar.

Ndonëse Veliaj kundërshtoi provat e reja të SPAK-ut, përgjimet, dhe kërkoi heqje të arrestit në burg pasi nuk është i rrezikshëm dhe nuk ka rrezik për t’u larguar, apo të dëmtojë provat, Apeli vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit me burg.

Veliaj akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Biznesmenin Elman Abule Apeli i Posaçëm e la në arrest shtëpie, ndërsa në seancën qe u mbajt pak më herët për Ajola Xoxën, u la në fuqi vendimi për sekuestron preventive ndaj llogarive bankare të saj. Sipas hetimeve të SPAK, përmes 8 bizneseve dhe OJF-ve të Ajola Xoxës dhe të Elman Abules u gjeneruan 1.1 mln euro. Të gjitha këto biznese dhe OJF, tashmë të futura në regjistrin e veprave penale, përdoreshin sipas SPAK që përmes transaksioneve të ndryshme të futnin në sistemin bankar paratë e fituara. Ky qëllim sipas SPAK do të ishte i pamundur pa bashkëpunimin e Elman Abules dhe familjarëve të tij.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ndalohet në Prishtinë ish-administratori i aeroportit të Vlorës, biznesmeni Valon Lluka

Biznesmeni Valon Lluka, ish administrator i shoqërisë koncesionare ‘Vlora International Airport’ dhe për thuajse dy dekada një ndër...

Skandali me videot intime, Prokuroria e Tiranës merr në dorë hetimet! Adi Hila prishi hard disk-un e kamerës: Mendova se ishte hakuar

Është hedhur shorti në Prokurorinë e Tiranës për dosjen e video skandalit të kompozitorit Adi Hila. Çështja do...

Muratori shqiptar vdes në punë/ Sindikatat protestojnë, komuniteti shqiptar në zi

Tommaso Torri Prokurorja Sara Posa ka urdhëruar autopsinë e trupit të Saim Myrtajt, muratorit 59-vjeçar shqiptar që vdiq të...

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

Një efektiv i Komisariatit të Policisë së Krujës është dhunuar nga persona të paidentifikuar, pak pasi kishte përfunduar...