Lufta vazhdon/ Kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë shkarkon nënkryetaren që do e zëvendësonte dhe Sekretarin e Përgjithshëm. Reagon Berisha 

Date:

Share post:

Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani shkarkoi nga detyra nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi.

Anuela Ristani rimori drejtimin e institucionit të enjten. Ndërkohë, tri ditë më parë, Erion Veliaj nxori një urdhër, ku i jepte kompetencat e tij pikërisht Sara Goxhajt, që sot u shkarkua. Por, më pas, Veliaj e ndryshoi vendimin, pasi sikurse shkroi në Facebook, pas kundërshtimit të Ramës, ridelegimi i kompetencave ishte i gabuar pasi kishte menduar që ekipi drejtues ishte dakordësuar më parë. 

Ndërkaq kreu i opozitës Sali Berisha ka deklaruar se këto vendime të Ristanit janë antikushtetuese dhe se duhet të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës për të caktuar nënkryetarin që do të drejtojë Tiranën dhe vendosë për të. Ndërkohë Ristani ka marrë bekimin e kryeministrit Rama.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, policia shoqëron katër persona

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në zonën e Ndroqit në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, të shtënat kanë...

6 fëmijë në spital me të njëjtat simptoma, procedohen mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

Gjashtë fëmijë nga i njëjti kopsht janë paraqitur në Spitalin Rajonal të Korçës me simptoma të njëjta gastrointestinale,...

Humb Shqipëria në Finlandë, të martën përsëri San Marino

Shqipëria ka pësuar humbjen e parë në grupin C të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë u mundën 2-1 nga...

Peqin/ Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit, dëme në mbi 50 hektarë

Tre ditë përballje me flakët kanë lënë pas dëme të konsiderueshme në Bashkinë e Peqinit, ku mbi 50...