Lufta e ftohtë ka nisur/ Ministri gjerman i Financave: Tarifat e Trump do të sjellin dëme të mëdha, BE të reagojë!

Date:

Share post:

Ajo që Donald Trumpi e shpalli si “Dita e Çlirimit”, nuk do të vijë pa kundërpërgjigje. Si BE-ja, ashtu edhe Kina janë zotuar për hakmarrje. 

“Për këto veprime, do të ketë pasoja të tmerrshme. Edhe vendet më të cenueshme janë tani subjekt i disa prej tarifave më të larta të SHBA-së. Miliona vetë do të përballen me kosto të shtuara. Do të shtrenjtohen ilaçet, e transporti. Do të rritet inflacioni, e kjo do të prekë më të së shumti qytetarët e thjeshtë”, shprehet presidentja e KE, Ursula von der Leyen.

“Mania amerikane për tarifat ka gjasa të gjenerojë një spirale të aftë tër aftë të zhysë vendet në recesion e të shkaktojë dëme të mëdha në nivel global, me pasoja negative për shumë njerëz. Ne gjithmonë kemi qenë të fokusuar tek negociatat, e jo tek përplasjet, dhe është qëndrimi i duhur”, thotë Robert Habeck, ministër gjerman i ekonomisë.

Habeck ka deklaruar se nese nuk do të ndërhyhet, pasojat do të jenë të rënda, por ai kërkoi një “përgjigje të ekuilibruar, të qartë dhe vendimtare” nga Bashkimi Evropian, por përsëri bëri thirrje për një zgjidhje të negociuar.

Ne gjithmonë jemi për negociata, jo për konfrontim. Kjo është ende gjëja e duhur për të bërë. Dhe është mirë që Komisioni Evropian vazhdon të kërkojë një zgjidhje përmes negociatave me SHBA. Ka ende pak kohë për këtë. Megjithatë, nëse SHBA-të nuk duan një zgjidhje të negociuar, Bashkimi Evropian do të japë një përgjigje të ekuilibruar, të qartë dhe vendimtare. Ne jemi përgatitur për këtë”, theksoi ministri dhe duke iu referuar “Ditës së Çlirimit” për të cilën foli Donald Trump, ai kundërshtoi se “për konsumatorët në SHBA do të jetë Dita e Inflacionit dhe jo Dita e Çlirimit”.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...