Sekreti

Date:

Share post:

Anila Hoxha

Në datë 14 mars një gjyqtar i posacëm në Tiranë ka vendosur arrest në burg ndaj dy ish zyrtarëve dhe po me kërkesë të SPAK u shpall në nje seancë me dyer të mbyllura ” ndalimi i publikimit të akteve”. Nuk pati as njoftim zyrtar për arrestimet, as nga SPAK dhe as Policia
Gjendur përballë informacioneve të shumta që më sinjalizuan se dy të dyshuarit ishin arrestuar mbas hakerimit të PC të prokurorëve të posacëm në të njëjtën datë ju drejtova me kërkesë zyrtare SPAK me pyetjen për cfarë vepre penale ishte arrestuar i dyshuari Zambak Gjoni. ( foto 1 e emailit datë 14 mars)
Ndërsa pati heshtje nga institucioni dhe për shkak të rëndësisë dhe interesit publik, vazhdova të mbledh informacione nga burimet, që me saktesuan se “po kishte patur ndërhyrje” .
Në 25 mars ju ridrejtova SPAK me kërkesë mbi të njëjtin objekt, duke kërkuar informim për cka kisha mbledhur ; pra të dhena shtesë për të konfirmuar cka më kishin treguar burimet. Që hetimi po kryhej për akuzat e nxjerrjes së akteve sekrete dhe ndërhyrje në sistem. Dhe me një seri pyetjesh për të cilat prisja konfirmim dhe që mund ti gjeni në foton dy ( emaili datë 25 mars).

Në 1 prill nga SPAK përgjigjet pa përgjigjje ishin me frazën : – nuk kemi informacion për të ndarë me ju

U konsultova me ekspertët më të mirë, se si duhet të veproje një gazetar përballë një situate të tille. A duhet të presë derisa sekreti të marrë dhenë , duhet të rrezikojë dhe për pasojë të merret nën hetim, apo duhet të respektojë interesin publik.
Më thanë ” qëndro gazetare” .
Dhe kështu po bëj.
Po e publikoj sot ngercin e transparencës fshehur pas sekretit hetimor të një prokurorie, e cila nga data 13 mars kur u arrestuan dy ish zyrtarë, vendos më në fund të ndajë informacion.
Asgjë ska ndryshuar , sekreti vazhdon sekret , megjithatë sot në datë 3 prill ; prokuroria e posacme njofton zyrtarisht mes te tjerash:

“Nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit. Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore. Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses.

Falë një hetimi intensiv të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme, me përfshirjen e BKH-së si dhe Sektorit të Ekspertizës të kësaj Prokurorie u bë e mundur që të zbulohej kjo ndërhyrje e paligjshme, duke identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy shtetas – individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë. Gjithashtu u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.”

spot_img

Artikuj të lidhur

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...

Para pa deklaruar dhe pajisje të dyshimta, në pranga 49-vjeçari në dalje të Portit

Një 49-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë në Pikën e Kontrollit Kufitar të Portit të Durrësit, pasi...

Ndërtime pa leje në Himarë, Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona

Prokuroria e Vlorës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq për shpërdorim detyre 4 ish-zyrtarët e IMT-së Himarë dhe 3 shtetas për...

Përfundimisht 30 vite burg shqiptares që masakroi çiftin Tasho në Itali

41-vjeçarja shqiptare, Elona Kalesha është dënuar me 30 vite burg nga Gjykata e Kasacionit në Itali. Dënimi i...