Një automjet është përfshirë nga flakët ndërsa ishte në lëvizje në Bisht Kamëz, Fllakë, duke shkaktuar panik dhe një situatë të rrezikshme për drejtuesen e mjetit.
Ngjarja ka ndodhur papritur, pas përplasjes me gjë të gjalle në rrugë, ndërsa makina ka marrë flakë, duke detyruar drejtuesen të ndalojë menjëherë dhe të dalë me shpejtësi. Fatmirësisht, ajo ka pësuar vetëm lëndime të lehta fizike, por trauma e përjetuar ka qenë e fortë për të.
Zjarri ka shkrumbuar pjesën më të madhe të automjetit para se të mbërrinin zjarrfikësit, të cilët arritën ta shuajnë flakën, po jo të shpëtojnë mjetin.

Policia po heton shkaqet e zjarrit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një defekti teknik në automjet, pas përplasjes që ka pësuar.
©️zërionline


