Para pa deklaruar dhe pajisje të dyshimta, në pranga 49-vjeçari në dalje të Portit

Date:

Share post:

Një 49-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë në Pikën e Kontrollit Kufitar të Portit të Durrësit, pasi u kap me mallra të dyshuara kontrabandë, para të padeklaruara dhe sende pa dokumentacion shoqërues.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, gjatë kontrollit në dalje, ushtruan kontroll fizik ndaj shtetasit O. T., si dhe në kamionin që ai drejtonte. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën një pajisje elektronike të tipit përforcues valësh, një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara dhe pa dokumentacion përkatës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisja elektronike, shuma monetare, kamioni dhe telefoni celular i të arrestuarit.

49-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...