Pas disa javësh në arrati, është vetëdorëzuar në Policinë e Fierit Melisa Hoxhallari, 29 vjeç, e shpallur në kërkim për përfshirje në plagosjen e ish-partnerit të saj dhe babait të fëmijës, Gledian Hoxhallari. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 5 janarit në një lokal pranë zonës së njohur si “Zogu i Zi” në Fier, ku i plagosuri ndodhej në prani të djalit të tyre të mitur.

Policia konfirmoi se mbi të rëndon masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Fierit për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Sipas hetimeve paraprake, më datë 05.01.2025, në lagjen “Apollonia”, Melisa Hoxhallari dyshohet se ka bashkëpunuar me bashkëjetuesin e saj, shtetasin Klement Beqaj, 25 vjeç, i cili ndodhet ende në kërkim, për plagosjen me armë zjarri të 40-vjeçarit Gledian Hoxhallari.
Policia po vijon punën për kapjen e bashkëpunëtorit në këtë ngjarje të rëndë që tronditi qytetin e Fierit në fillim të vitit.
©️zërionline


