Shqipëria nderoi Papa Françeskun me një pullë përkujtimore, Dëshmi nderimi që në gjallje

Date:

Share post:

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, bota kujton mesazhet e tij të përulësisë, dashurisë dhe paqes. Në këtë reflektim të përbotshëm, një detaj i veçantë vjen nga Shqipëria: një pullë përkujtimore e emetuar nga Posta Shqiptare më 21 shtator 2014, në nder të vizitës së tij historike në vendin tonë. Ky nderim, bërë që në gjallje të Atit të Shenjtë, mbetet dëshmi e respektit dhe lidhjes së ngrohtë që Shqipëria krijoi me Papa Françeskun.

Ai ishte Papa i dytë që vizitoi Shqipërinë, pas Papa Gjon Palit II në vitin 1993, dhe shtegtimi i tij në Tiranë ishte i pari në një vend evropian dhe ballkanik. Ndër dhjetëra vende që e kishin ftuar, Papa Françesku zgjodhi pikërisht Shqipërinë, duke theksuar se ishte ndër më të vuajturat, e larë me gjakun e martirëve që sakrifikuan për fenë, lirinë dhe bashkëjetesën ndërfetare.

Pulla përkujtimore, me përmasa 31 x 43 mm dhe autor Petraq Papën, përbën një krijim simbolik që lidh të kaluarën e krishterë të Shqipërisë me figurën e Papa Françeskut. Ajo pasqyron edhe lidhjen historike të vendit me krishtërimin që para pushtimit osman, përmes figurës së Skënderbeut, mbrojtës i Evropës së krishterë nga rreziku otoman.

Ky nderim filatelik nuk ishte thjesht një veprim ceremonial, por një mesazh i qartë se Shqipëria e çmoi vizitën e Papa Françeskut dhe mesazhin e tij për paqe, respekt dhe bashkëjetesë. Sot, pas ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, kjo pullë merr një vlerë edhe më të madhe,  si dëshmi e vërtetë që Shqipëria e ka nderuar Papën që në gjallje, duke e vendosur në mozaikun e figurave historike që kanë lënë gjurmë në zemrën e kombit.

Vali Qyrfyçi

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...

Para pa deklaruar dhe pajisje të dyshimta, në pranga 49-vjeçari në dalje të Portit

Një 49-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë në Pikën e Kontrollit Kufitar të Portit të Durrësit, pasi...

Ndërtime pa leje në Himarë, Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona

Prokuroria e Vlorës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq për shpërdorim detyre 4 ish-zyrtarët e IMT-së Himarë dhe 3 shtetas për...

Përfundimisht 30 vite burg shqiptares që masakroi çiftin Tasho në Itali

41-vjeçarja shqiptare, Elona Kalesha është dënuar me 30 vite burg nga Gjykata e Kasacionit në Itali. Dënimi i...