Deputeti Arkend Balla rikthehet në parlament me mbi 18 mijë vota që sfiduan edhe PS në Durrës

Date:

Share post:

Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Qarkun e Durrësit, një nga surprizat më të mëdha brenda Partisë Socialiste ishte rezultati i Arkend Ballës. I futur në Kuvend në mandatin e kaluar pas dorëheqjes së ish-deputetit të Krujës, Rrahman Rraja, Balla nuk kishte krijuar ndonjë profil të spikatur politik apo publik. Por më 2025, ai jo vetëm që u rikonfirmua, por shkëlqeu me mbi 18 mijë vota preferenciale, duke tejkaluar me shumë diferencë kolegë më të njohur dhe madje duke sfiduar edhe rezultatin që kreu i PSSH-së Edi Rama kishte arritur në Durrës në zgjedhjet e vitit 2021.

Kjo rritje e pazakontë, që ka shumëfishuar votat që Balla mori herën e kaluar, ka ngritur jo pak pikëpyetje edhe brenda radhëve të socialistëve, ku më shumë se admirimi për rezultatin, ka dominuar habia dhe shqetësimi. Sipas burimeve brenda strukturave lokale të partisë, diskutohet nëse suksesi i Ballës më 11 maj vjen si rrjedhojë e një fushate të fuqishme publike apo një profili politik të ndërtuar ndër vite, apo i një mobilizimi intensiv në terren, ku nuk përjashtohet ndikimi i rrjeteve të organizuara dhe mbështetjeve të dyshimta, përfshirë elementë me rekorde kriminale, që përfliten se kanë ndërhyrë.

Në një qytet si Durrësi, ku zgjedhjet shpesh janë ndikuar nga lidhje të forta lokale dhe interesa të nëndheshme, rezultati i Ballës po interpretohet si një shenjë alarmi për mënyrën se si votohet në disa zona dhe kush i kontrollon realisht ato. Burimet thonë se brenda PS-së për këtë rezultat të paparashikuar është krijuar një siklet që ende nuk ka marrë një reagim, pasi KQZ nuk ka nxjerrë ende rezultatet përfundimtare dhe pritet të lexohet dhe vota e diasporës. Për qarkun Durrës janë 20,101 zarfe që pritet të hapen dhe që mund të shtojnë më tej numrin e votave për Ballën i cili u la nga partia në listën e hapur dhe e “sfidoi” partinë me rezultatin që i solli…
Fakti që ai ka arritur të mbledhë një numër kaq të madh votash, më shumë se shumë ministra apo figura të larta të politikës e qeverisë në Tiranë e qarqe të tjera, hap debat për integritetin e sistemit zgjedhor dhe mënyrën se si përfaqësues të caktuar arrijnë të marrin kaq shumë vota në komunitet, dhe të ripozicionohen si figura me peshë në jetën politike, duke synuar poste të tjera.

Nëse ky rezultat do të shoqërohet me një angazhim real dhe transparent në Kuvend, mbetet për t’u parë. Por për momentin, rasti i Arkend Ballës, ashtu si dhe ai i Sara Milës në Elbasan, mbetet një shembull domethënës se si politika dhe terreni lokal ndërthuren në mënyra që shpesh i sfidojnë vetë strukturat partiake dhe vënë në pikëpyetje vetë standardet e përfaqësimit politik në Shqipëri.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...