Vota, Ja deputetët e ardhshëm në Kuvend për qarkun e Durrësit

Date:

Share post:

Në qarkun e Durrësit janë numëruar 314 nga 493 kuti votimi sa i përket votave preferenciale ku PS-ja do të fusë tre deputetë nga lista e hapur dhe demokratët vetëm një.

Sipas të dhënave zyrtare deputeti Arkend Balla rezulton deputeti më i votuar i listës së hapur teksa ka marrë deri tani 11 782 vota. Gjithashtu fitues janë edhe Ani Dyrmishi 7 645 vota dhe Etleva Budini me 2138 vota e cila përfiton nga kuotat gjinore, ndërkohë që deri tani jashtë janë deputetët Alban Xhelili dhe Erjon Meka.

Sa i përket listës së hapur të Partisë Demokratike, deri tani më i votuari është ish prokurori, Arjan Ndoja i cili ka marrë 5 930 vota, ndërsa në vend të dytë, por që mbetet jashtë Kuvendit, renditet Aulon Kalaja.

Lista e PS

  1. Klodiana Spahiu (listë e mbyllur)
  2. Milva Ekonomi (listë e mbyllur)
  3. Loer Kume (listë e mbyllur)
  4. Skënder Pashaj (listë e mbyllur)
  5. Aurora Mara (listë e mbyllur)
  6. Arkend Balla 11 782 vota
  7. Ani Dyrmishi 7645 vota
  8. Etleva Budini 2138 vota

Lista e PD:

  1. Oerd Bylykbashi (listë e mbyllur)
  2. Artan Luku (listë e mbyllur)
  3. Manjola Luku (listë e mbyllur)
  4. Gent Strazimiri (listë e mbyllur)
  5. Igli Cara (listë e mbyllur)
  6. Arian Ndoja 5930 vota

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Grepi i Artë”, komedia e Bashkim Hoxhës që sjell në skenë përgjimet e sotme, botën e krimit dhe lojërat e pushtetit

Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës solli mbrëmjen e së enjtes premierën e komedisë “Grepi i Artë”, një vepër...

Ndalohet mësuesi i fiskulturës në Vlorë, u akuzua nga nxënëset e tij

Një mësues i edukimit fizik është ndaluar në Vlorë, pasi shtatë nxënëse të moshave 14 deri në 17...

Vlorë/ E zuri korenti gjatë punës, humb jetën elektricisti 45-vjeçar në Kocul

Një elektricist 45-vjeçar ka humbur jetën pasi e ka zënë korrenti gjatë punës në nënstacionin elektrik të fshatit...

Prokuroria e Tiranës sekuestron 10 milion euro, çon në gjyq administratorin e ‘Euro Beton 2005’ sh.p.k., për pastrim parash

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq...