Plakja e popullsisë me ritme të shpejta. Në Shqipëri mungon mjeku specialist për të moshuarit

Date:

Share post:

Teksa Shqipëria po plaket me ritme të shpejta, në vendin tonë mungon mjeku specialist për moshën e tretë, ai geriatër. Sipas ekspertëve të shëndetit publik, të moshuarit në vend kanë të paktën dy diagnoza, dhe mjeku geriatër është thelbësor për shërbimin parësor.

“Jemi pak të përgatitur për këtë. Në politikat kombëtare këto janë të shkruara, por duket se ka pasur vështirësi, si nga pikëpamja e Fakultetit të Mjekësisë për t’u organizuar, ashtu edhe nga tregu, pasi ka pak interes nga mjekët për t’u specializuar si geriatër”, tha Alban Ylli, specialist i ISHP-së.

Sipas specialistëve, të moshuarit sot përballen me shumë sfida, që nga sëmundshmëria e lartë e deri te izolimi social.

“Te të moshuarit, sëmundjet shfaqen në mënyra të ndryshme, mund të kesh pneumoni pa temperaturë. Mbivendosja e patologjive, humbja e aftësive funksionale, izolimi social është një nga faktorët më të mëdhenj të riskut. Geriatri merret me trajtimin e sëmundjes biologjike, por dhe jetesën sociale”, tha Ylli.

Deri tani, në disa raste, ka qenë mjeku i familjes ai që ka kryer edhe rolin e mjekut geriatër.

Aktualisht, në Shqipëri, mbi 20% e popullsisë mbi 65 vjeç, krahas sëmundjeve bashkëshoqëruese, kanë humbur edhe një aftësi, në të ecur apo shikim, ndërsa te ata mbi 80 vjeç, kjo përqindje shkon deri në 50%./tvklan

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...