Arresti për një bimë narkotike dhe kosto që paguan shoqëria 

Date:

Share post:

Një rast i fundit në Lezhë rikthen vëmendjen mbi efektivitetin dhe proporcionalitetin e ndëshkimeve për përdorim personal të lëndëve narkotike. Policia e Lezhës deklaroi sot se arrestoi në flagrancë shtetasin A. S., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij u gjet një sasi e vogël hashashi, ndërsa në banesën e tij, një vazo me një bimë të dyshuar Cannabis Sativa.

Ndërsa drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit është një shkelje serioze që rrezikon jetën e qytetarëve, çështja problematike që ngre ky rast lidhet me arrestimin për një sasi të dyshuar të vogël kanabis sativa e deklaruar për përdorim, si dhe një bimë të vetme, që për nga përmasat dhe konteksti mund të konsiderohen për përdorim personal.

Sipas praktikës gjyqësore, në shumicën e rasteve të ngjashme, ndalimet e tilla përfundojnë pa dënim me burg, shpesh me pezullim ose gjobë. Por ndërkohë, çdo ditë që një person mbahet në paraburgim e burgim i kushton shtetit shqiptar mbi 36 euro, një barrë financiare që rëndon taksapaguesin për një çështje që ka gjasa të mos rezultojë me ndëshkim të rëndë penal.

Kjo ngre pikëpyetje mbi nevojën për të rishikuar politikat e ndjekjes penale për rastet e posedimit të sasive të vogla narkotike, në mënyrë që të shmanget mbingarkesa e sistemit të drejtësisë dhe e buxhetit publik me ndalime që nuk sjellin përfitim real për shoqërinë.

Në vend që të shpenzohen burime për ndalime dhe paraburgime të tilla, ekspertët sugjerojnë orientimin drejt masave alternative, si ndjekja penale në gjendje të lirë, këshillimi, ose përfshirja në programe rehabilitimi, kur është e nevojshme, në mënyrë që të ruhet balanca mes sigurisë publike dhe racionalitetit institucional.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...