Largimi nga vendi i aksidentit: një akt që ndëshkohet me ligj

Date:

Share post:

Largimi nga vendi i një aksidenti rrugor pa dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit është një nga veprimet më të rënda që një drejtues mjeti mund të kryejë. Ai përbën jo vetëm një vepër penale, por edhe një akt që bie ndesh me parimet më themelore të moralit dhe humanizmit. Megjithatë, pas këtij veprimi nuk fshihet gjithmonë qëllimi për t’i shpëtuar drejtësisë, apo mungesa e ndërgjegjes njerëzore; shpesh, shkaku është një përzierje e frikës, panikut dhe gjendjes së rënduar psikologjike të drejtuesit të mjetit.

Aksidentet rrugore janë situata të papritura, të cilat në çastin e ngjarjes shkaktojnë tronditje të menjëhershme tek të gjithë të përfshirët. Kur drejtuesi i mjetit është autor i një aksidenti me pasoja, sidomos kur viktima është një këmbësor, reagimi i parë mund të jetë frika. Frikë nga burgimi, nga humbja e patentës, nga përgjegjësia penale e morale. Kjo frikë shpesh shndërrohet në panik, i cili e shtyn drejtuesin të marrë vendimin më të gabuar, të largohet nga vendi i ngjarjes, duke menduar se largimi do t’i japë kohë për të menduar ose do ta shpëtojë nga pasojat.

Por ky vendim i menjëhershëm, i marrë nën një trysni emocionale, i rëndon edhe më shumë pasojat ligjore dhe etike. Ligji shqiptar e konsideron largimin nga vendi i aksidentit, si një rrethanë rënduese. Për më tepër, ndërgjegjja e njeriut nuk fal lehtë. Sipas psikologëve, shumë prej drejtuesve që janë larguar nga vendi i aksidentit përballen më pas me ankth, ndjenja faji, pagjumësi, dhe në disa raste kërkojnë ndihmën e psikologut, ose paraqiten vetë në polici.

Në rastin e fundit të ndodhur në Sukth, mbrëmjen e 25 majit, ku një 42-vjeçar u largua pas aksidentimit të një 54-vjeçari këmbësor, vetëm pas tre orësh policia arriti të identifikojë dhe ta vërë në pranga autorin e dyshuar. Pavarësisht kapjes së shpejtë nga ana e policisë, fakti që u braktis vendi i ngjarjes përbën një dështim etik dhe ligjor të drejtuesit të mjetit.

Drejtuesit e mjeteve, pavarësisht nga rrethanat apo nga gjendja e tyre psikologjike në momentin e aksidentit, duhet të kenë të qartë një fakt themelor se ndalimi dhe dhënia e ndihmës së parë nuk është vetëm një detyrim ligjor, por edhe një akt njerëzor. Ligji mund të marrë në konsideratë gjendjen emocionale të momentit dhe rrethanat lehtësuese, por shoqëria nuk mund të pranojë indiferencën ndaj jetës së tjetrit.

Prandaj, ndërgjegjësimi për këtë çështje duhet të fillojë që nga momenti kur një person pajiset me leje drejtimi. Edukimi rrugor nuk duhet të kufizohet vetëm në rregullat teknike të qarkullimit, por të theksojë përgjegjësinë morale që mbart drejtuesi i mjetit përballë jetës njerëzore. Dhe nëse frika të paralizon në çastin e parë, kërkimi i ndihmës menjëherë është gjithmonë rruga më e drejtë, për viktimën dhe për drejtësinë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shkodër, Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese

Një shpërthim i vogël është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Sipas informacionit paraprak të...

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...