Plagosje me armë zjarri në Fllakë të Durrësit

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mbrëmjen e sotme në periferi të Durrësit, në zonën e Fllakës. Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

I plagosuri është identifikuar si Arbër Gorgea, 36 vjeç me banim në Durrës. Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor dhe forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur motivet dhe rrethanat e këtij atentati. Ende nuk dihen autorët, ndërkohë që zona është rrethuar dhe po kontrollohet për të identifikuar të dyshuarin/t.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...