Amfiteatri duartroket koncertin “Mesdheu në Muzikë”

Date:

Share post:

Mbrëmja e kaluar solli një atmosferë të veçantë në Amfiteatrin Antik të Durrësit, ku muzika mesdhetare u kthye në një urë midis kulturave. Orkestra e njohur Magna Grecia nga Taranto solli koncertin me titullin “Mesdheu në Muzikë”, si pjesë e Javës së Kulturës Italiane në Shqipëri.

Alessandro Ruggera, Drejtor i Institutit Italian të Kulturës u shpreh:

“Kemi zgjedhur Durrësin për këtë koncert për të theksuar lidhjen historike dhe kulturore që ekziston mes vendeve tona në hapësirën mesdhetare.”

Të rinjtë virtuozë të orkestrës italiane interpretuan me pasion një repertor të pasur që ndërthurte veprat klasike me vepra bashkëkohore.

Ky koncert shënoi edhe hapjen zyrtare të sezonit artistik në Durrës, i cili këtë verë premton aktivitete të shumta në hapësira publike dhe monumente historike.

“Mesdheu në Muzikë” la pas jo vetëm kujtime të bukura, por edhe një frymë shprese për një verë plot art e kulturë në qytetin antik të Durrësit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohen dy persona nën dyshime për krime lufte në Istog

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona nën dyshime për krime lufte. Rasti ka të bëjë...

Shkodër/ Katër persona arrestohen në Malësi të Madhe, sekuestrohen 265 kg kanabis dhe dy mina

Një grup kriminal i prodhimit dhe transportit të sasive të mëdha të narkotikëve brenda dhe jashtë vendit është...

Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Ergys Agasi, i cili ndodhet në qeli për dosjen e AKSHI-t, është transferuar nga paraburgimi i Bradasheshit drejt...

Dyshohet se u vra për 500 euro borxh nga i riu italian, bashkëshortja e 31-vjeçarit shqiptar rrëfen dhimbjen

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, Denaldo Maxhallaku, i cili u gjet...